• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi feston ditëlindjen në burg, i biri bën urimin e veçantë: Jam krenar që…

by A R
24/04/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës ka uruar ditëlindjen e të atit, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Endrit Thaçi pozon me gjyshërit dhe shkruan se ndjen mall për të duke shtuar se është krenar pasi ka sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Babi, Çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty,”- shkruan Thaçi në urimin për të atin, i cili mbush 54 vjeç.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqit, gjenden në paraburgim në Hagë pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

/a.r

Next Post
I vdiq foshnja binjak / Flet shoku i ngushtë i gruas së Ronaldos

I vdiq foshnja binjak / Flet shoku i ngushtë i gruas së Ronaldos

Comments 1

  1. Linda rahhhma says:
    4 years ago

    Liria ka emer “malok kryehajdut/ kriminel” . Rama kryehajdut/ imoral/kryemashtruese “kryeminister I nje shteti trap qe se kan hedhur bythen e zeze ti tij ne kosh plehrash.

    Reply

Leave a Reply to Linda rahhhma Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In