Policia e Shkodrës gjatë ditës së djeshme në fshatin Qerret, ka zbuluar 25.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e fshehur në një bidon plastik.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga ana e bluve të Shkodrës, është proceduar në gjendje të lirë M. N, 48 vjeç, banues në fshatin Qerret.
Po ashtu, janë shpallur në kërkim N.N. 46 vjeç, K.N. 44 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Qerret.
Lidhur më këtë ngjarje, policia njofton se materialet hetimore janë referuar pranë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”