• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hashash me çanta nga mali, trafikantët “punësojnë” të rinj, si transportues për në Greqi

by Java News
20/04/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi mësuar të shohim kontrolle të shumta policie për shkaqe e motive të ndryshme, mes të cilave edhe kontrollet antidrogë. Mes përpjekjeve të autoriteteve për të goditur trafikun e narkotikëve, ku përfshihen edhe kontrollet e automjeteve dhe të objekteve, kryesojnë metoda më të sofistikuara sikurse janë përgjimet dhe vëzhgimet.

Me gjithë këtë trafikantët, pa lënë në harresë metodat klasike të trafikut të narkotikëve, kanë shpikur edhe rrugë të tjera, sikurse është trafiku i drogës me çanta në krah përmes kufirit të gjelbër.

Për një vit, autoritetet shqiptare kanë zbuluar 20 raste të transportit të kanabisit nëpërmjet personave të rekrutuar nga trafikantët, të cilët paguhen për ta ngritur drogën me çanta shpine dhe për ta dorëzuar më tej te pritësit në Greqi.

Të rekrutuarit udhëtojnë në këmbë me dhjetëra kilometra mes maleve Shqipëri-Greqi, sikurse është rasti i 4 të rinjve nga Gramshi, nën hetim te Krimet e Rënda. Të dyshuarit do të paguheshin nga 200 mijë lekë. Ata janë arrestuar gjatë patrullimit policor në kufirin e gjelbër, që funksionon enkas për goditjen e rasteve të tilla.

“Ka deklaruar në bazë të të gjitha të dhënave që ‘unë jam posedues i lëndës narkotike. Kam ngarkuar dy persona të tjerë, të cilët në rrugë tokësore do të shkonin dhe do të transportonin lëndën narkotike’. Ai do t’i paguante për punën që ata do të bënin, për dy çanta hashash, me dy milionë lekë të vjetra secili”, thotë avokatja Megi Zonja.

Në pritje për të dalë para gjykatës për akuzën e trafikut të drogës, njëri prej tyre, Andrea Boçi ka pohuar se kishte pranuar të transportonte çantat me hashash në krah drejt Greqisë për shkaqe ekonomike.

“Në momentin që kemi një trend, kur transporti bëhet në rrugë tokësore, janë persona me një gjendje shumë të rënduar ekonomike. Pra kemi të bëjmë me persona të cilët nuk kanë një punë”, tha më tej Megi Zonja, avokate.

Në kushtet kur çanta të tilla me hashash vazhdojnë të fotografohen mes maleve, si pjesë e një vendngjarjeje, e kur ka dyshime se trafikantët shqiptarë bashkëpunojnë edhe me trafikantë grekë, policitë e të dyja vendeve kanë intesifikuar gjithashtu bashkëpunimin. Jo vetëm për patrullimin, por edhe për shkëmbim informacioni, për rastet kur çantat me drogë zbulohen në tokën shqiptare, ndërsa trafikantët janë në pritje të ngarkesës në krahun tjetër. tch

/a.meta

Next Post
Meksikë/ Përplasje mes grupeve të narkotrafikut, një fëmijë mes 13 të vrarëve

Meksikë/ Përplasje mes grupeve të narkotrafikut, një fëmijë mes 13 të vrarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In