Demokrati Ervin Salianji foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për garën për kreun e Partisë Demokratike.
Gjatë emisionit Salianji tha për të vetmen kandidate grua në këtë garë Edit Harxhi se është refuzuar për të qenë ambasadore në SHBA, ndërkohë që Kadilli siç u shpreh ai, pavarësisht pozicionit të rëndësishëm në PD, nuk është marrë asnjëherë me kryeministrin Edi Rama në 8 vite të PS-së në pushtet.
“Ka një garë për të mbrojtur PD dhe një garë për të përçarë PD-në. Ne nuk harrojmë se i kanë rënë Ramës nga dështimi 3 apo 4 parti të krijuara nga opozita me idenë se do ti merrte vota.
A mos ka këtu një investim tjetër që investohet nga maxhoranca. Kadilli ka pasur pozicion të rëndësishëm të PD, një nga shkaktarët kryesor të funksioneve të PD dhe s’ka dalë të merret një herë me Ramën. Nuk e kemi parë 8 vite.
Kjo zonja është e vetmja që është refuzuar për ambasadore në SHBA”, tha Salianji.
Ndërkohë analisti Artur Zheji sqaroi se kandidatja për kreun e PD Harxhi është refuzuar për shkak të bashkëshortit.
“Harxhi është zonjë e nderuar. Nuk e kanë lënë për bashkëshortin. Lufta politike është nën brez”, tha Zheji.
g.kosovari