• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HARTA/ Konsumi i kafes, ja ku renditet Shqipëria si vend kafedashës

by Java News
03/01/2018 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i Europës Lindore për kafe, i cili dominohet nga Rusia dhe Polonia, u rrit 5.3% vitin e kaluar në 7.45 miliardë dollarë, krahasuar me 1.8% në Europën Perëndimore, sipas Euromonitor International. Sipas këtyre të dhënave, edhe Shqipëria përfshihet në shtetet që kanë pasur rritje të konsumit të kafesë (kg/kapital) përgjatë 2011-2016, përkatësisht 0.1%. Në rajon, Maqedonia 0.2%, Kosova 0.3 %, Mali i Zi 0.4 %.Rritja në kafene dhe kërkesa në dyqane me pakicë do të thotë që Europa Lindore po shndërrohet  në një rajon relativisht të ndritshëm, përkundrejt sfondit të rritjes së ulët të kërkesës globale për kafenë dhe tregjet e mbetura në stanjacion në Perëndim. Zgjerimi i ekonomive dhe rritja e pagave po nxisin shpenzimet e konsumatorëve, duke krijuar mundësi për zinxhirë të ndryshëm të kafesë në këto vende.

Në një raport të mëparshëm, theksohej se shqiptarët janë popull kafedashës, sipas të dhënave të bëra publike nga Euromonitor International dhe kërkimit nga revista prestigjioze “The Economist”. Shqipëria, sipas të dhënave, konsumon kafe më tepër se sa çajin. Shtete si Italia, Greqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia kanë të njëjtat tendenca.

Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.

Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri jemi të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë.

Nga të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Nga të dhënat e përpunuara të konsumit të kafesë për frymë, vendet aziatike kanë sasinë më të ulët të konsumit për frymë të kafesë në botë. Kjo lidhet edhe me kulturën e këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.(Marrë nga Monitor)

kafe

ma.me

Next Post
Tensionet mes vendeve, Letonia nuk lejon gazetarin rus në territorin e saj

Tensionet mes vendeve, Letonia nuk lejon gazetarin rus në territorin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com