“BBC’ publikon hartën që tregon zonat e Ukrainës, të cilat janë aktualisht nën sulmet e trupave ruse.
Ndërkohë, siç raporton “BBC”, Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, njofton se forcat e armatosura të vendit të tij po zmbrapsin sulmet në zonën e Donbasit, në Ukrainën lindore, si dhe në pjesë të tjera të vendit.
“BBC” raporton se nga ana e saj edhe Rusia është shprehur se ka hasur pak rezistencë. Ndërkohë, ushtria ukrainase njofton se deri më tani janë vrarë 50 rusë, si dhe janë rrëzuar të paktën gjashtë avionë luftarakë të Rusisë.