• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Harta e vjetër e luftës së Kosovës, tregon kufi tjetër për demarkacionin

by Java News
13/11/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, shumë harta qarkullojnë nëpër tavolinat e komisioneve parlamentare, disa me Çakorr brenda Kosovës e disa pa të, varësisht se a pranojnë ose e refuzojnë marrëveshjen prezantuesit e hartave.

Por, harta që përdornin forcat amerikane për ndalimin e serbëve në territorin e Kosovës në vitin 1999 , e vizatuar qartë, nuk përfshin Cakorrin, e as Kullën e Zhlebit në të.

Komisioni për rishikimin e kufirit me Malin e Zi, i kryesuar nga ish-deputeti Shpejtim Bulliqi, sot, i thirrur nga komisioni paralmentar për Integrime Evropiane, ka deklaruar se Kosova ka humbur tokë nga marrëveshja me Malin e Zi. Ata në komision shkuan me harta, të cilat nuk po ua mbushnin syrin deputetëve, anëtarë të komisionit parlamentar. Megjithatë Bulliqi me ekip thirreshin në këto harta, duke i quajtur si zyrtare.

Përveç hartave, Bulliqi përmendi edhe elemente të tjera, që siç thotë ai kishin funksionuar në Kullë, pra në pjesën territoriale tanimë i kontestuar, deri në vitin 2009. Gjithmonë sipas Bulliqit dhe të gjeturave të tij, Kulla vetëm pas vitin 2009 kontrollohet nga autoritetet malaziase.

Por, ndryshe nga hartat e komisionit për rishikim të kufirit perëndimor, tregon një hartë Pentagonit, e përdorur nga forcat amerikane në vitin 1999, të cilën e ka siguruar Gazeta Express.

Në këtë hartë, ku i ndalohej hyrja forcave serbe, Kulla e Zhlebit dhe Çakorri shihen të jenë pjesë territoriale e Malit të Zi. Zhlebi dhe Çakorri në hartën e forcave amerikane nuk hynin si pjesë që amerikanët kishin direktiva ta mbronin nga Ushtria Jugosllave, sepse përbënin territor jashtë Kosovës.

Ajo përngjan me hartën që para dy vjetëve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, atëherë pjesë e opozitës, ia kishte përplasur Murat Mehës, e sot Bulliqi, i quajti ‘të vizatuara dhe të përcaktuara nga Mali i Zi’.

Marrëveshja e Demarkacionit është përkrahur fuqishëm nga SHBA. Zyrtarë të lartë të shtetit amerikan kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejtë ta ratifikojnë marrëveshjen në Kuvend, duke kritikuar kontestimin e marrëveshjes së demarkacionit që po i bëhet tash e dy vjet. (b.an)

Next Post
I dënuari për vrasje ndërron jetë në reanimacionin e QSUT-së

I dënuari për vrasje ndërron jetë në reanimacionin e QSUT-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In