• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Harta e sipërmarrjeve/Kryeqyteti i mbushur me markete dhe lokale

by Java News
21/08/2018 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të gjysmës së parë të vitit, në kryeqytet rezultuan 112,410 biznese aktive, nga të cilat 4,674 të regjistruara si të reja. Këto 112 mijë sipërmarrje mund të quhen edhe shtylla e sipërmarrjes në Shqipëri, duke qenë se Tirana si qark përbën mbi 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Bazuar mbi të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, SCAN ka bërë një hartë të bizneseve sipas llojit të aktivitetit ekonomik që ato ushtrojnë.

Kështu, tregtia duket se zë peshën më të madhe, me rreth 43 mijë biznese të shitjes me pakicë dhe rreth 13 mijë biznese të shitjes me shumicë. Nga këto, pikat e shitjes me pakicë, pra market, supermarketet, etj., janë të shtrira kryesisht në zonën urbane të qytetit, ashtu si edhe qendrat e shitjes me shumicë. Por tek këto të fundit vihet re edhe një përqendrim i konsiderueshëm në zonën industriale në Kashar pranë autostradës, çka lidhet me subjektet që tregtojnë gjithçka nga pllakat, tek mobiljet, elektroniket, etj.

Pas tregtisë, lloji i biznese që dominon janë njësitë e shërbimit, pra lokalet, hotelet, restorantet dhe subjektet që shesin shërbime të ndryshme. Në total numërohen rreth 34 mijë sipërmarrje që bëjnë pjesë në këtë kategori. Sa i përket zonave ku këto ushtrojnë aktivitetin, është sërish qyteti që mban numrin më të madh. Ndërkohë, me përjashtim të disa njësive administrative të Tiranës, si Kashari, Dajti dhe Farka, pjesa tjetër regjistron një numër të kufizuar të këtyre sipërmarrjeve.

Sipas aktivitetit ekonomik ndjekin profesionet e lira me rreth 5,500 subjekte të regjistruara. Këtu ndarja mes zonave urbane dhe rurale është më e theksuar, pasi pothuajse të gjithë avokatët, noterët, dentistët, inxhinierët, arkitektët, etj. e kanë zyrën e tyre brenda zonës së ish-11 njësive administrative.

Ndërkohë, njësitë e prodhimit përbëjnë vetëm 4% të totalit të sipërmarrjeve, me vetëm 4,500 biznese të regjistruara në Tiranë. Mbi 1 në 10 nga këto subjekte të industrisë përpunuese, tekstile, etj. janë të vendosura në zonën industriale të Kasharit, për shkak të lehtësive të transportit.

Lista mbyllet me shoqatat e fondacionet (rreth 3800 subjekte), subjektet që veprojnë në fushën e transportit (taksitë, autobusët, etj. me rreth 5 mijë njësi), subjektet e ndërtimit (rreth 3700) dhe shitësit ambulant (vetëm 131 të tillë). (Scan)

Next Post
Martohet me partnerin/Ish-moderatori mbyll llogaritë në rrjetet sociale

Martohet me partnerin/Ish-moderatori mbyll llogaritë në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com