• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta e re politike e Kosovës pas zgjedhjeve vendore

by Java News
23/10/2017 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetarë në secilën komunë veç e veç, krahasuar më zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013. Partitë e mëdha që kanë qeverisur vitet e fundit në Kosovë, në të dyja nivelet e pushtetit, janë vënë në sfidë serioze.

Edhe pse në shumicën e komunave do të ketë balotazh, analistët pohojnë se në Kosovë u ndëshkuan keqqeverisjet me anë të votave të qytetarëve, kurse harta e partive politike që do të qeverisin nëpër komunat e Kosovës, mund të dihet me saktësi pas balotazhit.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara në faqen zyrtare, nga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej tyre, sidomos në komunat e mëdha, do të shkohet në balotazh.

Analisti Armend Muja tha për Radion Evropa e Lirë se nëse krahason zgjedhjet lokale të vitit 2017 mëato të vitit 2013, mund të thuhet se fituese del Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se e ka dyfishuar përkrahjen në të gjitha komunat e Kosovës.

Kurse partitë tjera politike, kanë shënuar rënie, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit, që ka shënuar një sukses të radhës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka ruajtur udhëheqjen në pesë ose gjashtë komuna.

“Në perspektiven e dytë, nëse shihet në aspektin numerik, unë besoj se fitues i përgjithshëm është Lidhja Demokratike e Kosovës, për dy arsye. Arsyeja e parë është se në njëfarë mënyre, votuesi kosovarë e ka shpërblyer atë pas një performace shumë të dobët në nivelin qendror dhe arsyeja e dytë është që ato fitore në komunat që i ka mbajtur, i ka fituar përgjithësisht”, tha Muja.

Kurse analisti tjetër për çështje politike, Imer Mushkolaj, konsideron sezgjedhjet e 22 tetorit nuk kanë sjellë as fitues dhe as humbës. Disa parti politike, thotë ai, nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë rritur numrin e votueseve, kurse të tjerat kanë humbur. Por, ajo që vërehet dhe ka rëndësi sa u përket këtyre zgjedhjeve, thotë Mushkolaj, qytetarët dëshmuan se kërkojnë ndryshime dhe qeverisje e menaxhim më të mirë.

“Në këto zgjedhje nuk është situata bardh e zi. Nuk mund të flasim për humbës dhe fitues absolut. Gjithmonë duke pasur parasysh krahasimin me rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2013”.

“Por, në qytete të caktuara disa nga partitë kanë arritur më shumë sukses, disa tjera më pak. Nëse e shohim hartën e rezultateve preliminare, mund të themi se të gjitha partitë politike janë në lojë në gjithë Kosovën”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas rezultateve preliminare, 19 komuna, konkretisht komunat më të mëdha, do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Kurse nga 19 komunat tjera, ku fituesit kanë dalë pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, kurse në 12 tjera ka mbetur në balotazh. Në vitin 2013, LDK në raundin e parëkishte fituar tri komuna.

Partia Demokratike e Kosovës, pa balotazh ka fituar vetëm një komunë duke humbur edhe disa komuna që njiheshin si bastione të saj. Ndërkaq në balotazh është në 9 komuna. Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK kishte fituar në rrethin e parë në katër komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel vendi ka arritur të fitojë në 2 komuna, kurse në 5 shkon në balotazh. Më 2013, i kishte 3 komuna nën udhëheqje.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka rritur të fitojë në rrethin e parë në asnjë komunë, por në balotazh është në 6 komuna duke përfshirë kryeqytetin Prishtinën, dhe disa qytetet të mëdha si Gjilani dhe në Prizreni. Aleanca Kosova e Re, NISMA dhe Alternativa janë në balotazh në nga një komunë. Kurse Lista Serbe ka fituar 9 komuna, kurse në balotazh është në një komunë.

ma.me

Next Post
Publikohet dosja e plotë e italianëve, mbi 400 faqe për bandën e Habilajve

Një femër ndërmjetëse e Habilajve, ja kush është...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In