• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta botërore e vetëvrasjeve, Shqipëria me tendenca rritje

by Java News
13/10/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë për vitin 2016 në Shqipëri ishte 8.2 sipas përllogaritjeve të Monitor me të dhënat që ka publikuar Instituti i Statistikave për 2016-n. Ndërkohë ky tregues për 2015-n sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ishte 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke treguar një rritje të ndjeshme brenda një viti, ku në 100 mijë banorë 3 veta më shumë vendosin t’i japin fund jetës.

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

Vendet me normën më të lartë të vetëvrasjeve
Normën më të lartë të vetëvrasjeve sipas të dhënave të OBSH-së ka Kazakistani dhe Mongolia, së bashku me përkatësisht 48 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në hartën interaktive të OBSH-së tregohet se normë të lartë vetëvrasje ka veçanërisht në vendet Europës Lindore, ku në pjesën më të madhe të tyre treguesi e kalon shifrën e 35 vetëvrasjeve në 100 mijë banorë.

Zonat e ngjyrosura me ngjyrë më të errët tregojnë vendet ku numri i vetëvrasjeve është më i madh se 15.

Ngjyrosur me këtë ngjyrë, përveç Europës Lindore, është edhe Amerika e Veriut, Afrika e nënsahariane, Australia, Kili dhe Argjentina, vendet skandinave, Franca dhe India.

Ndikimi nga raportimi në media
Një numër studimesh empirike kanë gjetur se ka një rritje të vetvrasjeve pas raportimit të tyre në media, një lidhje që i referohet fenomenit të imitimit. Bazuar në këto të dhëna OBSH-ja ka zhvilluar një manual për mediat se si  të raportojnë vetëvrasjet.

Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet
Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve. Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235./monitor/ma.me

harta e vetvrasjeve

Next Post
Nis puna për rrjetin e ujësjellësit në Kodrën e Priftit (GALERI)

Nis puna për rrjetin e ujësjellësit në Kodrën e Priftit (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com