• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta/ Alarmi për rezervuarët dhe digat, Shqipëria ka mbi 600 ‘mina me sahat’

by Java News
03/12/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhershëm i ujit në disa biznese, për të cilat u fajësua hapja e digës së Kasharit, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problemet me menaxhimin e digave pas kalimit të tyre në administrimin e Bashkive.

Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, është urdhëruar transferimi nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë, e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit. Infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, dhe asetet e paluajtshme, kaluan nga bordet e kullimit te bashkitë, në territorin e të cilave është vendndodhja e tyre. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, bashkitë janë përgjegjëse për administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe sigurinë e digave të rezervuarëve që përdoren për ujitje dhe që u janë transferuar bashkive.

Por duket se ka një ngërç, edhe pse jo përgjithësues, për të gjitha, pasi një pjesë e mirë e bashkive nuk kanë ngritur njësi të veçanta të menaxhimit. Burime pranë Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha konfirmuan për “Monitor” se ka pasur regjistrime për diga të reja siç është ajo e Banjës dhe Moglicës që janë të Statkraft apo diga që po ndërton Ayen Enegji, por pak është bërë për digat ekzistuese që ka nën menaxhim pushteti lokal. “Ne si institucion mund të japim miratim për projektet që na sillen lidhur me ndërhyrjet që mund të bëhen në diga. Administrator i tyre është pushteti vendor dhe ai siguron financimin dhe përgatit edhe projektin.

Ne shprehemi vetëm nëse përmbushen dhe respektohen standardet që kërkohen. Mesa informacion kam, nga 650 diga që janë të regjistruara, janë bërë ndërhyrje vetëm në 14 prej tyre. Nga pushteti vendor nuk kanë ardhur ndërhyje të propozuara edhe pse ne ju kemi kërkuar 61 bashkive në vend, edhe me formë shkresore, që të ngrejë për çdo rezervuar dhe digë një njësi teknike që do të merret me menaxhimin. Për këtë kërkesë nuk kemi marrë ndonjë reagim domethënës. Nga raporti që bëmë ne në 2016, asnjë nga njësitë e qeverisjes vendore nuk ka sjellë ndonjë projekt ndërhyrjeje”, – pohojnë të njëjtat burime.
Sipas ekspertëve, duke qenë se digat kanë qenë në fazë tranzicioni, pas kalimit nga Ministria e Bujqësisë tek pushteti vendor kane mangësi në monitorim dhe ndërhyrje dhe kjo është e rrezikshme në situata problematike me reshje, duke u kthyer në një minë me sahat.

Një situatë problematike e pranon edhe vetë Ministria e Bujqësisë. Në strategjinë e Ujitjes dhe Kullimit të publikuar në maj të këtij viti, nënvizohet se në pjesën më të madhe të digave kërkohet ndërhyrje. “Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si për sa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit.
Në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione. Kapaciteti ujor i projektuar për të 626 rezervuarët ka qenë 560 milionë m³ ujë, ndërsa kapaciteti total aktual shkon në rreth 300 milion m3 për sezon ujitjeje”, thuhet në strategji.

Ngërçi me monitorimin, klima po rrit ekstremitetet, po vështirësohet menaxhimi

Parashikimi është një nga armët që një vend mund të ketë për t’i bërë ballë me sukses situatave të emergjencës. Por këtë lloj parashikueshmërie për punën e përmbytjeve me metodat dhe të dhënat që kemi sot mund ta bëjmë vetëm kur përmbytjen e kemi tek dera. Kjo është një nga arsyet pse qeveritë e të gjitha vendeve investojnë në monitorim. Në një intervistë dhënë për “Monitor”, inxhinieri hidroteknik i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi, e vinte theksin pikërisht në këtë aspekt.

“Që të arrish të parashikosh me saktësi të mjaftueshme, duhet të kesh të dhëna që kanë seri 20-30-vjeçare të monitorimit të ujit dhe klimës, që s’ka qenë e mundur. Ka një mosinteresim për monitorimin në investime, në lidhje me monitorimin e parametrave hidrologjikë dhe klimatikë. Duke u matur si trupa ujore dhe si sipërfaqe hidrografike duke u krahasuar me një vend si Italia dhe që bën një monitorim të pranueshëm në standardin e Komunitetit Europian, ne do na duheshin të investonim 3-5 milionë euro në vit.

Në fakt, investimet tona për monitorimin pas viteve ’90 kanë qenë të papërfillshme”, – shprehet ai. Ndërkohë që situata duhet të ndryshojë dhe Shqipëria duhet të marrë masa, sepse ndryshimet klimatike po japin sinjalet e tyre për rritjen e ekstremiteteve në fenomenet natyrore, duke vështirësuar menaxhimin e tyre. “Nga studimet e fundit dhe për pozicionin ku ndodhet Shqipëria, tendenca e gjithë resurseve ujore brenda territorit është për një ulje të sasisë së prurjes ujore deri në 20% në totalin e tyre.

Jo vetëm në sasi ato shfaqin elemente të uljes së prurjes, por nga ana tjetër, shfaqin më shumë ekstreme të thatësirës dhe përmbytjeve. Kjo mendohet që është si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe efekteve të para që janë vërejtur, por gjithsesi shihet në tendencë dhe në projeksion.
Ka disa projeksione për vitin 2030, 2050 dhe 2100 që parashikohet me këtë drejtim pra, ulje dhe rritje të ekstremitetit, që do të thotë se menaxhimi i tyre është më i vështirë dhe popullsia e rrezikuar mund të jetë më e madhe për shkak të rritjes së prurjeve maksimale në disa nga lumenjtë e përrenjtë e vendit, çka do të thotë që menaxhimi i tyre do të jetë më i vështirë për shkak të ekstremiteteve”, nënvizon Zaimi./monitor/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

November 26, 2026
Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin!

“Nuk e tradhtova kurrë atdheun”- Zbulohet letra e fundit e ish-kreut të Policisë italiane De Gennaro: Pas pak minutash nuk do jem më…

November 26, 2026
Çështja Veliaj ngrihet edhe në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm: Rastin po e monitorojmë nga afër!

Çështja Veliaj ngrihet edhe në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm: Rastin po e monitorojmë nga afër!

November 26, 2026
Komisionerja për Zgjerimin e BE, Kos: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë!

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Kos: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë!

November 26, 2026
GJKKO jep vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj” me 8 të pandehur, ja sa u dënuan biznesmeni Elman Abule dhe të tjerët!

GJKKO jep vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj” me 8 të pandehur, ja sa u dënuan biznesmeni Elman Abule dhe të tjerët!

November 26, 2026
Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

November 26, 2026
“Po flisni për bllokim të integrimit në BE”- Ismaili në Kuvend: Opozita po nxit dhunën dhe po përdor të miturit për interesa politike!

“Po flisni për bllokim të integrimit në BE”- Ismaili në Kuvend: Opozita po nxit dhunën dhe po përdor të miturit për interesa politike!

November 26, 2026
Studentët vendosin, krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”! (DEKLARATA)

Studentët vendosin, krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”! (DEKLARATA)

November 26, 2026
Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime

Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime

November 26, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In