Pas ditëve me shi sinoptikanët parashikojnë jo vetëm mot me diell, por edhe temperatura të larta të përshtatshme për t’ju kthyer sërish plazhit.
Sipas Meteoalb, fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, duke na sjellë edhe njëherë verë në mes të shtatorit. Bregu jugor në veçanti do të jetë shumë i favorshëm për plazh. Kështu që pse jo, mund të planifikoni një fundjavë relaksi në bregdet.
“Fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, në veçanti bregu jugor shumë i favorshëm për plazh”,- shkruan Meteoalb.