Dita e hënë do të shoqërohet me një rënie të temperaturave, ku në zonat malore priten të ulen deri në 18 gradë celsius temperaturat minimale ndërsa ato maksimale në 26 gradë, dhe në vendet e ulëta temperaturat minimale do të shkojnë në 19 gradë dhe ato maksimalet 34 gardë celsius.
Disa zona do të preken edhe nga vranësira të ndryshme të shoqëruara me reshje shiu.
Gjithashtu edhe zonat bregdetare do të preken nga ulja e temperaturave ditën e nesërme, ku ato minimale pritet të jenë 21 gradë celsius dhe ato maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.