• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Harresa fatale e studentëve protestues

by Xhovani Shyti
24/12/2018 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhovani Shyti/

Për tetëmbëdhjetë ditë me rradhë studentët protestuan për të fituar disa të drejta të mohuara nga qeveria Rama e që, sipas tyre, janë bazike. Në peticionin adresuar njëkohësisht Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama, studentët protestues rreshtuan tetë pika, ndërkohë që një e nëntë mbeti e harruar, s’dihet ndoshta nga mosdija, apo sepse prezenca e saj do ta agravonte aq shumë marrëdhënien e tyre me Kryeministrin sa do të impononte rrëzimin e qeverisë së drejtuar prej tij.

Në tetë kërkesat ultimative të studentëve përmblidheshin: Përgjysmimi i tarifës së studimit; Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për Dekan/Rekor si dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në Senatin akademik me 20%; Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit e Sportit dhe në bordin e IAL-ve të shtohet një përfaqësues i studentëve; Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore; Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve; Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë; Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Këto janë kërkesat bazike të studentëve, kërkesa që në të vërtetë kanë qenë detyrim i qeverisë së “rilindjes” për tu përmbushur përgjatë më shumë se pesë viteve të shkuara. Një pjesë e tyre janë detyrim i rrjedhur nga Ligji për Arsimin e Lartë dhe të tjerat premtime të Edi Ramës të bëra përgjatë dy fushatave elektorale por të pambajtura,

Është harruar pika e nëntë e kërkesave  ndërkohë që, sipas specialistëve, përbën  thembrën e Akilit të të gjithë katrahurës që i ka katandisur Universitetet Publike në “kasolle publike”. Pasojë kjo e rrjedhur nga që Ligji për Arsimin e Lartë nuk lë vend për bashkëkohësi të ecurisë së Arsimit të Lartë drejt standarteve të dëshiruara. Gjë që don të thotë se për të mos ndezur sërish beteja me qeveritë politike në ditët në vijim, ai që duhet të rrëzohet tërësisht për ti lenë vend një tjetri, me sens zhvillimin pa pengesa të Arsimit të Lartë, duhet të jetë vetë Ligji. Mirëpo në peticionin e kërkesave ultimative të studentëve protestues kjo nuk duket as si pikë e nëntë. Duke përbërë kështu harresën fatale të protestuesve./ CNA.al 

Next Post
Gjymtimi i Ina Nukës, Rama: Pasojë e dhunës së opozitës, mund të ishte dëshmorja e parë e Policisë!

"Rama i ka treguar Evropës mënyrën se si duhet të sillemi me terroristët iranianë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

October 23, 2026
Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

October 23, 2026
Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

October 23, 2026
40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

October 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

October 23, 2026
Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

October 23, 2026
“The making of Albanians”

Anomia 2026

October 23, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In