Harmonia midis lidërve fetarë është përgjigja e të gjitha sfidave në botë. Kështu është shprehur Michel Santier, Ipeshkvi katolik në Francë në një prononcim për ATSH-në.
Ai e konsideroi këtë takim të organizuar në Tiranë, si një moment të rëndësishëm për të gjithë botën.
“Është një moment i rëndësishëm sepse vendet e ndryshme gjatë diskutimeve thanë të vërtetën. Presidenti i “Institutit për Dialogun Ndërfetar” nga Irani e tha shumë qartë se është i nevojshëm dialogu mes feve e respekti për njëri- tjetrin. Jemi përballë shumë sfidave në botën globale. Çështja e fondamentalizmit është çështja e një kulture të vetme, të shekullarizimit e përballë këtyre sfidave është edhe problemi i konservimit të krijimit. Ndaj është e rëndësishme të punojmë së bashku për t’ju përgjigjur këtyre sfidave”, tha Santier.
Ai nënvizoi se rruga e dialogut për të vërtetën është në respekt të të varfërve, ku sipas tij, “nesë punojmë së bashku, gjejmë rrugën e paqes”.
Pyetjes se çfarë do të thotë për botën takimi i organizuar në Tiranë, Michel Santier u shpreh se shembulli që jep Shqipëria, është përgjigja për të gjithë botën.
“Nuk e njihja Shqipërinë sepse është hera e parë që vij në Tiranë. Por të shohësh se si përgjegjësit dhe liderët fetarë ecin dhe flasin së bashku, kjo është përgjigja e të gjithave sfidave, kjo tregon rrugën e drejtë, drejtë Zotit që është unik”, vlerësoi Santier.
Sakaq, ai tha se problematikat e sotme në botë nuk lidhen me fenë por me politikën, kulturën dhe ekonominë.
Santier u ndal edhe në mënyrën sesi po perceptohet feja dhe sesi po përdoret në të keq të saj, duke u shprehur se ISSIS nuk ka lidhje me fenë islame.
“Fetë nuk janë gjërat e luftës, janë të përdoruara në favor të pushtetit, potencialit, të disave që duan t’i imponojnë botës dhunën. Myslimanët në këto takime, thanë shumë qartë se ISSIS nuk ka lidhje me islamin dhe duhet që së bashku, përballë këtyre që duan të ndajnë njerëzit e fEtë, nëpërmjet një dëshmie që të tregojnë rrugën e vërtetë drejtë paqes”, nënvizoi Santier.