Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito deklaroi sot ne Kuvend se marrëveshja me BERZH-per ‘ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin’, do t’i hapë rrugë modernizimit të vendit përmes teknologjisë së informacionit, si standardi që i përgjigjet kohës.
Seanca parlamentare nis te enjten me diskutimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe BERZH për projektin “Ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin”.
Ky projekt i mbeshtetur nga Banka Boterore synon luftimin e korrupsionit në sportelet publike duke vendosur standarde të reja në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ministrja Harito tha se marrëveshja eshte ne vazhdon e reformave të ndërmarra nga qeveria, qe synojnë të jenë në shërbim të qytetarit dhe shtetit ligjor, si promotor i zhvillimit të vendit, konform standardeve.
“Ne ia arritëm të ulim çmimin e ilaçeve, të luftojmë kundër kanabisit, të ndërmarrim reformën në shërbimin civil, dhe punët publike, regjistruam biznesin në kuadër të luftës kundër informalitetit e të tjera reforma të rëndësishme, që duke i përmbledhur të gjitha sollën ne vend ofrimin e shërbimeve publike me standarde, në shërbim të qytetareve”, tha ministrja.
Sikurse kërkohet zbatimi i rregullave për biznesin dhe sektorin privat, ashtu po i zbatojmë ato edhe në administratën publike, tha Harito.