• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harito inkurajon nëpunësit civil: Jeni administrata e nesërme e BE

by A R
31/12/2016 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë para ndërrimit të viteve ajo ka vendosur të sjellë një mesazh sa miqësor aq edhe profesional për të gjithë punonjësit e DAP. Në këtë urim Harito inkurajon nëpunësit për të marrë poste drejtuese dhe për të bërë karrierë ndërsa thekson se rritja e pagesave është një shpërblim i merituar për punën e tyre të palodhur.

“Shqipëria në më pak se tre vite ka marrë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian dhe rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Modernizimi i administratës publike është prioritet për Shqipërinë në këtë proces. Ky rrugëtim europian krijon për ju mundësinë që pas disa vitesh do të jeni pjesë e administratës së një vendi të BE-së, mundësi për një karrierë afatgjatë dhe interesante”, tha Ministrja e Inovacionit Milena Harito raporton shqiptarja. Sipas saj, nëpunësit duhet të ndërtojnë karrierën e tyre pasi reforma në administratë ka shtuar mundësitë për karrierë, sidomos për tu rritur në detyrë dhe për të qenë në pozicione drejtuese.

“Rritja e pagës suaj në vitin 2017 u bë e mundur falë reformave të thella për rimëkëmbjen ekonomike të disa sektorëve. Kjo rritje është jo vetëm një shpërblim i merituar për punën tuaj por edhe një inkurajim për të vazhduar përpjekjet, sepse secila nga këto reforma, përtej vullnetit tonë politik, ka nevojë për energjinë dhe përkushtimin tuaj personal”, tha Harito.

Sipas saj, asnjëri nga nëpunësit e administratës nuk duhet të harrojë që misioni i parë është shërbimi sa më i mirë ndaj qytetarit dhe objektivi i përbashkët është reduktimi i shkëmbimeve në letër midis institucioneve për të rritur shpejtësinë e shërbimeve duke kursyer njëkohësisht tonelata me letër./a.k.

Next Post
Jese me valixhe në dorë, e kërkojnë në Premierligë?

Jese me valixhe në dorë, e kërkojnë në Premierligë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com