• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj shkon në Kushtetuese për dorëheqjen e tij

by Java News
29/07/2019 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgoi të hënën në gjykatën Kushtetuese kërkesën për të sqaruar aktin e dorëheqjes së tij dhe qartësimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas këtij vendimi.

 

Kërkesa e tij, pasoi reagime të shumta të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për përgjegjësitë e kryeministrit të dorëhequr, rasti i parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Haradinaj tha sot se qëllimi i kërkesës është jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes në mënyrë që të shmanget boshllëku institucional, por edhe që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

 

“Nuk është që jeta ndalet në këtë periudhë kohore, mirëpo e shoh një dëshirë që të përzihen temat, unë kam dhënë dorëheqje, pra kam dhënë dorëheqje, një qeveri duhet të dal nga zgjedhjet por deri sa nuk vjen ajo qeveri, kush mban përgjegjësi për qeverisjen në vend. Këtë përgjigje askush nuk po e jep dhe unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin derisa nuk është zgjedhur një qeveri tjetër dhe për këtë arsye ju kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese megjithatë i siguroj qytetarët e vendit që nuk do të lejojmë boshllëk institucional qeverisës, por për të qenë në anën e ligjit iu kam drejtuar gjykatës Kushtetuese”,tha ai.

 

Ai tha se kushtetuta e Kosovës nuk e ka caktuar se çfarë ndodhë kur një kryeministër jep dorëheqje. Zoti Haradinaj paraqiti dorëheqjen e palthyeshme dhjetë ditë më parë pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë. Këtë javë, pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fillojë këshillimet me partitë politike për veprimet e mëtjeme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

Por, zoti Haradinaj tha se ende nuk ka marr ftesë nga presidenti i vendit ndërsa ka këkruar nga partia e tij që të filloj këshillimet me partitë tjera në parlament për të shpërbërë parlamentin.

 

“Presidenti ka paralajmëruar por ende nuk kemi marr ftesë zyrtare për takim por mirë është që të respektohen afate kohore pra të parapara nga kushtetuta dhe ligjet për të vepruar. Është interes i të gjithë neve”, tha ai. Ai tha se situata është shumë e thjeshtë pasi që të gjitha partitë politike janë të gatshme për zgjedhje ndërsa ka ftuar për nesër në një takim konsultues partnerët e koalicionit qeverisës.

 

Dorëheqja e zotit Haradinaj i dha fund koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate që garuan së bashku ne zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit 2017. Ngritja e qeverisë Haradinaj u bë në fillim të shtatorit të atij viti dhe përgjatë tërë kësaj kohe u përball me vështirësi në kalimin e ligjeve në parlament për shkak të votave të pakta.

 

Pak ditë para dorëheqjes së zotit Haradinaj dolën sheshazi më shumë se kurrë edhe përplasjet e brendshme ndërmjet drejtuesve të koalicionit qeverisës që lidheshin më shumë me qasjen ndaj tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë. Tashmë për tashmë të gjitha partitë politike janë shprehur në favor të zgjedhjeve të parakohshme. (KOha)

 

Next Post
FOTOT/ Librazhdi e injoron fare Lulzim Bashën. Militantët e PD mezi mbushin 3 tavolina

FOTOT/ Librazhdi e injoron fare Lulzim Bashën. Militantët e PD mezi mbushin 3 tavolina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In