• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Qeveri me bazë më të gjerë, diskutimet drejt fundit

by A R
28/08/2017 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për postin e kryeministrit nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj, tha të hënën se po bëhen përpjekje që të formohet një qeveri me bazë më të gjerë, dhe, sipas tij, diskutimet janë fazën përmbyllëse. Ai tha se pret që në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

“I kemi dhënë përparësi dhe besoj në këtë dhe tashmë e vëreni edhe vet një qeverisjeje më të gjerë më gjithëpërfshirëse, proceset janë në finale dhe nuk dua të precizoj më shumë por janë në finale”, ka thënë Haradinaj për Zërin e Amerikës. Që nga tre gushti partitë politike nuk po arrijnë të konstituojnë parlamentin e Kosovës për shkak të mungesës së votave për ta votuar kryetarin e parlamentit, post ky që i takon koalicionit fitues. Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës kundërshtojnë kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veseli, për kryetar të parlamentit.

Haradinaj tha se gjendja aktuale nuk do të zgjasë pakufi dhe u bëri thirrje partive politike që të ndihmojnë zhbllokimin e situatës. Ai tha se të gjitha subjektet parlamentare mbajnë përgjegjësi për bllokadën e krijuar në parlament. “Konstituimi i parlamentit nuk është temë vetëm e koalicionit fitues. Gjetja e një preteksi pse nuk e konstituojmë parlamentin për një emër, cilido qoftë ai nuk tregon shumë realizëm, këtë të drejta ja ka dhënë gjykata dhe kushtetuta e ka paraparë për ta”, tha Haradinaj./VOA/a.m.

Next Post
“Prokurori na bëri sikur çfarë jam”, komenti pasi hodhi armën nga mjeti i blinduar

"Prokurori na bëri sikur çfarë jam", komenti pasi hodhi armën nga mjeti i blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com