• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haradinaj për takimin në Berlin: Nuk parasheh ndonjë marrëveshje me Serbinë

by Java News
11/04/2019 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se nga takimi në Berlin nuk ka ndonjë parashikim për marrëveshje potenciale me Serbinë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur edhe për idenë e tij për një takim me kryeministrat e rajonit, duke thënë se kanë vendosur që ta shtyjnë tutje në kalendar.

Vëmendje të posaçme, Haradinaj i kushtoi takimit në Berlin, për shkak të peshës së kësaj ngjarjeje. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë takim për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave.

“Kjo është një temë e gjerë. Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për largimin e të rinjve nga vendi.

“Është ide e mirë që Parlamenti të diskutojë një temë të ndjeshme. Nuk e di çka kanë propozuar si rezolutë, por çka do që del nga Kuvendi do ta zbatojmë si Qeveri”, u shpreh ai.

Kreu i Ekzekutivit ka folur edhe për planet e mundshme të Qeverisë së Kosovës për rininë në Kosovë.

“Detyra jonë është hapja e vendeve të punës. Kjo është shqetësuese. Ideja e lëvizjes, me viza, ata vetë kthehen. Qe 10 vjet është e njëjta gjendje, kam jetuar në Arbëri, çdo herë para ambasadës ka qenë kështu. Shyqyr ata që s’kanë punë bile po gjejmë punë diku. Keq që nuk është në Kosovë, sepse ai përkrah familjen por mungon në ekonominë e vendit”, tha Haradinaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Rinasi nën masa të larta sigurie, ushtria rrethon aeroportin

VIDEO+FOTO/ Rinasi nën masa të larta sigurie, ushtria rrethon aeroportin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com