• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj paralajmëron Thaçin: Prekja e kufijve, tradhti kombëtare

by Java News
21/08/2018 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë plotësisht kundër fjalëve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.Sipas Haradinajt, askush s’ka të drejtë të diskutojë për kufijtë e Kosovës dhe nëse dikush tenton t’i lëvizë ata, atëherë po bën tradhti kombëtare. Ai ka thënë se kushdo që dëshiron lëvizje kufijsh duhet të dijë se e nis një luftë të re.

Ai ka thënë se ideja për përfshirjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës është diçka e paarritshme dhe “është gabim ndërlidhja e temave siç është njohja Kosovë-Serbi me territore sepse është e pamundshme”.Në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj ka bërë të ditur se Thaçi ka besimin nga institucionet e Kosovës sa i përket dialogut për njohje reciproke me Serbinë, por jo për të diskutuar edhe për negocim të kufijve. Sipas Haradinajt, njohja duhet të jetë mes dy shteteve me kufijtë aktual, pa lëvizur asnjë.

“E dini çka është prekja në territor dhe askush s’e ka këtë mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Dialogu është politik vetëm për njohje reciproke. Dëshira mbetet, por të lëvizë këtë territor të Kosovës s’e ka në mandat as presidenti Thaçi, as askush tjetër. E marrim me qejf Luginën nëse na jep Serbia me dëshirë, por askush s’e ka të drejtën të negociojë për territorin e Kosovës të pavarur e të shpallur më 17 shkurt. Ne nuk po flasim për dëshira, por realitet që është krijuar me luftë. Ka jetë të humbura për këta kufij e këtë realitet. Vënia në pikëpyetje e kësaj të arriture është gabim për Kosovën. Pse Kosova të diskutojë diçka të tillë të palogjikshme. Shpallja e pavarësisë është bërë në këtë territor. E pranojmë se këtu jetojnë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët dhe do t’i respektojmë komunitetet tjera, por diskutimi për lëvizje të territorit është tradhti kombëtare. Si e tillë dënohet në çdo vend edhe nga populli edhe nga ligji. Nuk e ka askush të drejtën dhe kushdo që flet është në kufi të tradhtisë kombëtare. Lëvizja ndaj territorit ekzistues të vendit, apo operim ndaj  territorit ekzistues të vendit, apo veprim kundër territorit ku jemi shpallur të pavarur është tradhti”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka ripërsëritur disa herë se negocimi për territor kufijsh është akt tradhtie dhe kjo është temë që sipas tij nuk ka pse të hapet. Sipas Haradinajt, Thaçi me hapjen e kësaj teme po i bën kundër replikë Beogradit që në fund “askush askujt të mos i japë gjë”.

“Askush s’e ka mandatin të flasë për kufijtë. Unë s’guxoj të flas për territor. Presidenti Thaçi nuk guxon, kryeministri nuk guxon, as kryeparlamentari Veseli nuk guxon të flasë për territor. S’ka dialog kur flitet për territore. Është thirrje për luftë. Cenimi i territorit të vendit është luftë. Me luftë janë vendosur kufijtë. S’janë rezultat i darkës së mirë. Është rezultat i luftës të brezave. Si rezultat i forcave janë bërë kufijtë. Prekja është pikëpyetje e asaj të arriture. Kushdo që e bën është thirrje për armë. Kosova ka obligim kushtetues që çdo shtetas ta mbrojë territorin e vet. Nëse tanket e Serbisë kalojnë kufirin e Kosovës, edhe ne jemi këtu, s’ka lidhje kush tjetër është këtu (për praninë e NATO-s). Jemi me të drejtën tonë në vetëmbrojtje. Nuk e ndal NATO të drejtën të mbrohemi. Nëse sulmon Serbia, NATO ndihmon nëse mundet, nëse jo të thotë ‘Paç fat’”, ka shtuar më tej Haradinaj.Kryeministri thotë se e ka mirëpritur deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delaëie se “Kosova dhe Serbia s’kanë liri të pakufishme në dialog”. “Pse e tha këtë? E tha që merruni vesh, por s’mund të dilni nga normaliteti”, ka deklaruar Haradinaj.

Sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Haradinaj ka thënë se janë të gatshëm të avancojnë me këtë pikë vetëm në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Haradinaj ka folur edhe për rastet e shumta të dhunës në familje dhe kritikat drejt institucioneve për mosveprim. Ka thënë se kjo ngjarje “shqetësuese kërkon vetëdijesim popullor”. Sipas tij, Policisë së Kosovës i mungojnë disa hallka të funksionimit, që duhet të përmirësohen.

 

Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe veprimet e aktivistëve të VV-së që gjuajtën me ngjyrë policinë, nuk janë në rregull dhe se duhet të përpiqen të gjithë që të sensibilizojnë shoqërinë për problemet në familje. Ai ka apeluar te të gjithë që dinë për raste të dhunës në familje që t’i raportojnë në polici.

Ka shtuar po ashtu se numri i zëvendësministrave nuk ka prekur 80-shin dhe ka thënë se niveli i raportimit të tyre s’është i lartë, por “me rëndësi që po punojnë dhe po obligohen për punë”.

Në radhë si veprime nga qeveria ka thënë se do të jetë ligji i pagave dhe ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin Skënderbej

Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin Skënderbej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 15, 2026
ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

November 15, 2026
Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

November 15, 2026
Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

November 15, 2026
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

November 15, 2026
Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

November 15, 2026
“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In