Tashmë në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë më dy kontrolle, por vetëm një.
Dy vendet kanë firmosur marrëveshjen dypalëshe për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.
Ndërkohë, Kryeministri Haradinaj dha edhe një afat të mundshëm për heqjen e kufirit. Haradinaj u shpreh për gazetarët, se marrëveshja dypalëshe nis zbatimin nga nesër
“Që nesër nuk ka me pas dy kontrolle. Do të ketë nji. Ndërsa shpresoj shumë më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufij të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, tha Haradinaj.
Javanews/a.cupaj