Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Haradinaj tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar dhe theksoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.
“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem se për çfarë jam pyetur.
Këto janë procedura ligjore jo për të fshehur diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon“, ka thënë Haradinaj sot duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çfarë është ftuar si person i dyshuar.











