Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar homologut Rama përfundimin e rrugës së Kombit. Haradinaj deklaroi se Kosova është gati të paguajë, por rruga duhet përfunduar
“I takon Ramës ta përfundojë rrugën e Kombit.Është një kërkesë legjitime e qytetarëve të Kosovës, pastaj jemi në gjendje të paguajmë. E mbaj mend kur e nisi Nano, pastaj Majko, Berisha e çoi në gjendjen ku është sot, tani Rama duhet ta përfundojë”, deklaroi Haradinaj
Në përgjigje, Rama deklaroi se patriotizmi ne kohe paqe tregohet nga pagimi i taksave
“Patrizotizmi në luftë është të japësh jetën, patriotizmi në paqe është të japësh nga xhepi, të paguash taksa dhe kontribute. Financat na mungojnë. Kjo rrugë lidh gjithë shqiptarët dhe është një rrugë e vështirë”, deklaroi Rama
Javanews/a.ç











