• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj insiston për Ushtrinë e Kosovës

by Java News
04/10/2018 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka pyetur ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimin, se a ka qenë ndonjëherë gjatë luftës në Dukagjin.Këtë pyetje, Haradinaj e bëri në Interaktiv të KTV-së, pasi numrat që ai dhe Selimi ofronin për luftëtarët e UÇK-së, ishin shumë larg njëri-tjetrit.

Teksa kryeministri Ramush Haradinaj, vëllai i deputetit Daut Haradinaj, deklaroi se vetëm në rajonin e Dukagjinit ishin mbi 50 mijë luftëtarë, ish-komandanti Selimi ka deklaruar se nuk ishin më shumë se 13 mijë në gjithë Kosovën.

Kësaj deklarate, Daut Haradinaj i është përgjigjur me pyetje duke thënë se Selimi nuk ka qenë kurrë në Dukagjin dhe nuk ka si ta dijë numrin e luftëtarëve.“Më vjen mirë që këta i japin vetes të drejtë të flasin.

Shkopin magjik nuk e kanë pas. Për Sylën nuk flas për shkak të pozicionit që e ka. Pyetja ime për të është kur ke qenë në Dukagjin gjatë luftës, në cilin rast? Unë e Sylejman Selimi jemi takuar dy herë në Likoc dhe në Açarevë në fshatin e vet. Te unë s’ka qenë. Ai flet me lista të IOM-it. Asnjë nga fshati im, secili më i zoti se tjerët, asnjë nga këta burrë nuk ka publikuar në IOM.

Kjo ishte organizatë që ofronte shuma financiare për njerëzit që po demobilizoheshin nga uniforma dhe kanë krijuar një fond solidarizimi i integrimit të ish pjesëtarëve të UCK-së. I kanë marrë 3 mijë dollarë me tri nënshkrime. Me këto lista nuk vlerësohet lufta”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.

“Askush nuk dilte të thoshte, nga këta që po kundërshtojnë, në kohën kur Ramushi ishte në Hagë se Carla Del Ponte po rren. Askush s’dilte të thoshte se jo Ramushi i ka pasur vetëm 50 ushtarë. Le të mi mohojnë listat, ua pranoj. Thaçi ka qenë në Dukagjin, por jo Syla. Mendoj që nuk ka mashkull më të zot në Drenicë për çka do i ka dhënë provat. Në atë aspekt ia heq kapuçin, por fizikisht s’ka qenë te unë. Ka qenë Rexhep Selimi, por jo Sylejman Selimi”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, në Dukagjin ka pas mobilizim tejet të madh për arsye të afërsisë me Shqipërinë. Ai ka thënë se qindra luftëtarë janë vrarë vetëm gjatë furnizimit me armë. Ai ka thënë se duke parë figura eminente në këto lista të të dyshuarve për veteranë të rrejshëm është dashur patjetër të ketë reagim nga ata që ishin në luftë. Sipas tij me publikim është bërë terrorizëm ndaj popullatës.

Duke publikuar dhjetëra fotografi të bashkëluftëtarëve, Haradinaj ka thënë se fajtor për gjitha këto probleme është ligji. Sipas tij, nuk është dashur që të bëhet ligji për ata që kanë qenë në fund të luftës, por është dashur të ketë ndarje në bazë të asaj sa kanë qenë në luftë luftëtarët. (b.an)

Next Post
Borë, shi dhe diell; njihuni me parashikimin e motit sipas zonave

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com