• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj homazhe tek lapidari i komandant “Rokit”: Forcimi i Kosovës është dobi e të gjithëve

by Java News
02/08/2019 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit, i njohur si komandant ‘Roki’, ka bërë sot homazhe te lapidari i tij, në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës. Në fjalën para të pranishmëve, Haradinaj theksoi se çdo popull që synon të arrijë qëllimet e tij ashtu edhe shqiptarët duan t’i realizojnë ato.

“Duke i shërbyer interesit tonë nuk dëmtojmë dhe nuk shkaktojmë pasoja te të tjerët. Nëse e forcojmë Kosovën shtet 100 për qind, me ushtri, me gjithë mekanizmat e vet, kjo është në dobi të të gjithë neve që jetojmë në Kosovë edhe të komuniteteve etnike, të serbëve të Kosovës. Nëse e forcojmë Kosovën në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, kjo është mirë për Ballkanin, sepse një nga ne është i fortë. Nëse Kosova forcohet është mirë për shqiptarët kudo që janë, në Preshevë, në Maqedoninë e Veriut, apo kudo që jemi”, tha kryeministri në dorëheqje Haradinaj, duke theksuar se që të forcohemi duhet të besojmë më shumë në vetvete dhe duhet të kërkojmë llogari nga vetja.

Para të pranishmëve, Haradinaj, tha se duke i përfunduar punët tona, ashtu siç i kanë përfunduar heronjtë tanë, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja deri në flijim, sikur komandant Roki, është detyrë jona të jemi në kohë, të kërkojmë llogari dhe të besojmë në vetvete, thuhet në njoftimin e Zyrës per Komunikim Publik.

“Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, ju siguroj se do të sigurojmë të drejtat tona si komb shqiptar, do t’i garantojmë ata që jetojnë me ne dhe do të jemi miq për miqtë. Një popull që është i dobët në ekonomi, në siguri, në arsim, nuk mund të jetë mik i askujt, por vetëm barrë e të tjerëve”, shtoi Haradinaj, duke thënë se është i nderuar që tradicionalisht bashkohet në vendin ku nderohet vepra e komandant Rokit./l.m

Next Post
Grabitja e biznesmenit/Policia shoqëron 5 persona

Pranga dy gjobëvënësve në Tiranë, i morën 7500 euro € një personi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP: Nuk e di nëse jam gati

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com