• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Haradinaj është gënjeshtar”, kryeministri i Kosovës i përgjigjet Ramës: Po nervozohet, por ne nuk hamë bar

by Java News
01/01/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja për nismën e quajtur “minishengen” ka ardhur me qëllim të heqjes së taksës ndaj Serbisë. Sipas tij, është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte prej tregut të Kosovës ndërkohë që kjo e fundit nuk do të kishte asnjë përfitim.

Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj i përgjigjet edhe deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili kishte thënë se Haradinaj është gënjeshtar, pasi ky i fundit kishte deklaruar se “minishengeni” po bëhet për heqje të taksës.

Haradinaj, i cili plot gjysmë viti po udhëheq me qeverinë duke qenë në detyrë, flet edhe për mundësinë e formimit të institucioneve nga Albin Kurti. Gjithashtu, përgjigjet edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave, gjë për të cilën gjatë gjithë mandatit të tij kishte dhënë data të ndryshme se kur Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Ramush Haradinaj thotë se përmes “minishengenit” të gjithë ata që kanë investuar në ekonominë e Serbisë, përfshirë Rusinë, do të mund të kishin edhe Kosovën si treg.
Ai thotë se një “minishengen” me kryeqytet Beogradin është i pakuptimtë për të gjithë shqiptarët.

Kujtojmë se kur Haradinaj pati deklaruar se “minishengeni” do të mundësonte heqje të taksës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte quajtur gënjeshtar. E Haradinaj thotë se Rama duhet të kuptojë që në Kosovë njerëzit “nuk hanë bari”.

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të bëhet “minishengen” Kosovë-Shqipëri bilateral, por jo një i tillë duke përfshirë Serbinë.

Sipas Haradinajt, taksa në rrugën e kombit duhet të hiqet, që të largohen pengesat dhe të krijohet më shumë infrastrukturë e ndërsjellë. Por, Haradinaj vlerëson se taksën nuk do ta heq as Qeveria e re e Kosovës.

Ai thotë se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë veten dhe nuk bën të shkojë në përshtatje për siç thotë ai as për hatër të rajonit as bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërsa për mundësinë që Albin Kurti të qeverisë me vendin, Haradinaj thotë se nuk e sheh atë të fokusuar me temat qeverisëse.

Ramush Haradinaj, i cili në korrik të vitit 2019 dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale, thotë se ky veprim nuk ishte aspak i lehtë për të.
Veçse, sipas tij, ajo dorëheqje ishte porosi që Kosova nuk mund të shantazhohet.

Kryeministri Haradinaj gjatë gjithë vitit doli me deklarata optimiste se në një afat të shkurtë kohor Kosova do të merrte liberalizimin e vizave.
Madje, jo rrallë herë ai dha edhe data se kur do të ndodhë kjo, por viti 2019 u përmbyll pa ndonjë lajm pozitiv se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Por, ai thotë se e ka për detyrë të jap deklarata të tilla, pse jo edhe të jap data, që sipas tij, në këtë mënyrë që siç thotë ai të bëjë presion.
Edhe një herë Haradinaj thotë se shpreson që në fund të shkurtit ose në mars 2020 mund të vendoset për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Haradinaj shton se qasja e BE-së ndaj Kosovës është e pakuptimtë.

Ai thotë se edhe pse kritikohet në vazhdimësi për deklaratat që i jep për vizat, e ndjen obligim që të insistojë dhe kërkojë liberalizimin gjatë gjithë kohës, meqë siç thotë ai Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Ramush Haradinaj po vazhdon të drejtojë Qeverinë e Kosovës në detyrë, meqë partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e kanë një koalicion qeverisës përmes së cilit do të krijonin institucionet e reja të ekzekutivit.

Next Post
Hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, zbulohet si u arratis ish-shoferi personal

Hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, zbulohet si u arratis ish-shoferi personal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In