• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj e lë politikën kosovare pa pushime verore

by A R
12/08/2019 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gushti tradicionalisht njihet si muaji i pushimit për politikanët dhe politikën. Por, zgjedhjet e mundshme të parakohshme kanë bërë që të gjitha subjektet politike në Kosovë të aktivizohen në zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj përveç takimeve zyrtare tashmë ka nisur edhe tubimet me struktura si dhe duke mirëpritur aderime e reja. Madje, partia që ai kryeson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi në facebook, ka treguar se është caktuar edhe shtabi zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Anëtarët kanë shprehur po ashtu vullnetin që AAK të garojë e vetme në zgjedhje, por duke mos përjashtuar mundësin e koalicionit parazgjedhor me partitë që kanë orientime politike të njëjta.

Mobilizimi me degët, ka filluar edhe nga kryetari i kuvendit, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, nga u dha posti i kryeministrit subjekteve të tjera të koalicionit, këtë herë Veseli ka thënë se kjo nuk do të ndodh. Veseli ka thënë se qeveria me krye me të do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Hapat e njëjtë i ka ndjekur edhe partneri i tyre i koalicionit, Nisma Socialdemokrate. Në krye të Fatmir Limajt me deputetët, janë bërë vizita në qendrat me numrin më të madh të anëtarëve të partisë.

Aktivitet më i zbehtë është parë nga partneri tjetër, Behgjet Pacolli.

Megjithëse u pritë një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo ende nuk ndodhi. Partia me numri më të madh të votave, LDK përveç mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm tashmë me deputeten Vjosa Osmani ka bërë vizita në Komunën e Prizrenit, Vushtrrisë e Suharekës. Osmani është shprehur falënderuese për punën e aktivistëve, si dhe ka treguar për bashkëbisedimet me të rinjtë, gratë e mërgimtarët.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur disa konferenca për media lidhur me gjendjen e institucioneve shtetërore, duke nisur për ndërmarrjet publike, shëndetësia e ushtria. Pos konferencave, Vetëvendosje ka hapur dyert e Kuvendit për popullin dhe bashkatdhetarë.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi: I nxehti afrikan ‘pushton’ sot Shqipërinë

Paralajmërimi: I nxehti afrikan 'pushton' sot Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In