Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ka konfirmuar se është dakorduar me shumicë votash që të shkohet në koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.
“Është votuar në shumicë votash dhe me dy abstenime marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD-në. Kjo marrëveshje i ka pikat programore, i ka të gjithë çështjet tjera përgatitore për me shku te suksesshëm në zgjedhje”, tha Haradinaj.
Për takimin e mundshëm me Isa Mustafën, Haradinaj tha se “tash jam i zënë, po e shihni edhe ju, jam në detyra me punë plot nuk kam gjë kundër me taku çdo kënd por duhet me i kry punët”. /l.m