• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haradinaj: AAK-PSD nuk ka kërkuar rinumërim të votave, Albin Kurtin është mashtrues

by Java News
08/10/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, AAK nuk dëshiron rinumërim dhe përmbysje të rezultateve.

“Në votat e numëruara kemi mbi 90 mijë vota, që janë 11, 5 përqind. Ndërsa, sapo të përmbyllet numërimi i votave të rregullta mbesin edhe ato të diasporës edhe të atyre me kusht. Ka shumë vota me kusht në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Nga trendi që shihet që ne jemi afër 100 mijë vota. Që është numër i madh dhe besim i qytrtarëve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara është një rritje e ndjeshme. Rreth 35 përqind rritje. 

I falënderojmë të gjithë për votat e dhëna. AAK në këtë rast koalicioni ynë pranon rezultatin, nuk kërkojmë rinumërim apo nuk e kontestojmë votat, as nuk kërkojmë përmbysje të rezultatit. Ne e respektojmë qytetari nuk na ka jep të drejtën për formimin e Qeverisë, ia ka jep partive ttjera, dhe ne i urojmë. Ne do ta përkrahim ata në këto tema që i kemi listuar, po nuk do të ketë kompromis”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK-së së i takojnë 14 ose 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. E sa i përket koalicionit me PSD-në Haradinaj tha se është për të udhëtuar gjithnjë së bashku, por që nuk kanë ndonjë bisedë për të ardhmen.

Në rast të ndonjë ftese nga Lëvizja Vetëvendosje Haradinaj tha se të gjithë e dinë se çka mendon për liderin e partisë Albin Kurtin.

“Për fat të keq nuk është ajo që është premtuar, është lloj mashtrimi. Shpresoj të jem gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për tema”, tha Haradinaj.

Sa i përket asaj se a mund të formohet Qeveria pa Listën Serbe Haradinaj tha se kjo është në dorën e fituesit të zgjedhjeve.

Haradinaj në këtë konferencë tha se do të bashkëpunojnë edhe me pozitën dhe opozitën, e pasi që së bashku me PDK-në do të jenë në opozitë, tha se do të ketë bashkëpunim atëherë kur do të ketë qëndrime të drejta në tema./KosovaPress/

g.kosovari

Next Post
‘Një mur që bën dëm’ / “Gazzetta Dello Sport” elozhe mbrojtësit të Kombëtares: Kumbulla është një prej emrave më të rëndësishëm te Verona

'Një mur që bën dëm' / "Gazzetta Dello Sport" elozhe mbrojtësit të Kombëtares: Kumbulla është një prej emrave më të rëndësishëm te Verona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In