• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapni shkollat për fëmijët nga 1 shtatori

by Enver Robelli
08/08/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësimi online do të duhej të ishte opsioni i fundit, jo i pari. Autoritetet arsimore të Kosovës duhet të bëjnë çmos që nga 1 shtatori të hapen shkollat. Sipas shkencëtarëve gjermanë pa mësim në objekte shkollore nxënëset dhe nxënësit nuk e kalojnë as gjysmën e kohës së zakonshme për të mësuar, pa mësim me prani fizike nxënësit – sidomos ata që janë pak më të dobët – vendnumërojnë dhe rrezikojnë të mbesin të vetmuar në shumë aspekte. Por eskalimi i situatës me pandeminë në Kosovë (jo vetëm me fajin e qeverisë) rrezikon t’i mbajë nën dry shkollat edhe pas 1 shtatorit.

Nga Enver Robelli 

Edhe tri javë do të duhej të fillonte viti shkollor edhe për mijëra fëmijë të Kosovës. Por deri më tani ka vetëm paralajmërime se viti shkollor “mund të vazhdojë online”. Kështu ka thënë ministri i Arsimit para një muaji. Ai po ashtu ka treguar se janë ndarë 1 milion euro për blerjen e teknologjisë informative, domethënë për blerjen e pajisjeve për mësim online.Që mësimi online nuk është zgjidhje afatgjatë, e tregojnë studimet e instituteve serioze. Mbyllja e shkollave është një ndërhyrje masive në jetën e familjeve dhe në shanset e fëmijëve dhe të rinjve për një të ardhme me perspektivë, shkruante së fundi “Süddeutsche Zeitung” në një koment, ku argumentohej se shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur që shkollat të mbahen të hapura.

Instituti IFO i Münchenit (Instituti i Leibnizit për Hulumtime Ekonomike në Universitetin e Münchenit) ka prezantuar rezultatet e një studimi mbi pasojat që ka mbyllja e shkollave. Sipas shkencëtarëve gjermanë pa mësim në objekte shkollore nxënëset dhe nxënësit nuk e kalojnë as gjysmën e kohës së zakonshme për të mësuar, pa mësim me prani fizike nxënësit – sidomos ata që janë pak më të dobët – vendnumërojnë dhe rrezikojnë të mbesin të vetmuar në shumë aspekte. Këtë nuk mund ta kompensojnë pajisjet digjitale. Sipas “Süddeutsche Zeitung” shkolla është vend i mësim-nxënies së përbashkët, i të folurit, i jetës sociale. Këtë s’mund ta zëvendësojë mësimi online.

Një debat i tillë në Kosovë mungon. Pushtetarët mjaftohen me fjalinë: “mësimi mund të vazhdojë online”. Maskat gjatë mësimit, distanca, ndarja apo edhe përgjysmimi i klasave? Këto janë opsionet e mundshme, ndërsa mësimi online do të duhej të ishte opsioni i fundit, jo i pari, siç po pretendojnë përgjegjësit e arsimit. Para se të flitet për mbyllje të shkollave pse të mos flitet për mbyllje të restoranteve?

Si në rastin e mbylljes së çerdheve, edhe mbajtja mbyllur e shkollave do të godasë shumë prindër, të cilët duhet të organizojnë mbikëqyrjen e fëmijëve, e jo pak prindër duhet të lënë ndoshta edhe punën për t’u kujdesur për fëmijët. Në politikë fëmijët dhe të rinjtë, ndonëse janë shumica e popullsisë së Kosovës, nuk kanë lobi të fuqishëm. Në fjalimet e tyre festive politikanët nuk harrojnë t’i përmendin fëmijët. Edhe në fushata zgjedhore politikanët me qejf plasojnë në opinion fotografi me fëmijë – me këtë idil të rrejshëm ata duan të marrin vota dhe sapo të futen në parlament apo qeveri harrojnë premtimet elektorale. Lobi me ndikim kanë veteranët, siç ka treguar edhe shumëfishimi i numrit të tyre si me shkop magjik.

Jo vetëm në këtë përbërje të parlamentit, deputetët nuk janë shembull për askënd, e lëre më për fëmijët. Deputetët “prodhojnë” tituj medialë me sjellje të dhunshme, fjalor vulgar, vërsulje për rrahje, madje deputetët “më trima” dinë të tregojnë edukatën e tyre duke i sharë me nënë kolegët e tyre. Kështu kanë shkuar edhe muajt e fundit. A është dëgjuar ndonjë deputete apo deputet së fundi duke prezantuar ide a propozime të mençura se si të hapen shkollat më 1 shtator? Si të kursehet në asfalt dhe të investohet në infrastrukturën arsimore? Si të pakësohet numri i zëvendësministrave dhe të rritet buxheti për shkollat?

Eskalimi i situatës me pandeminë në Kosovë (jo vetëm me fajin e qeverisë) rrezikon t’i mbajë nën dry shkollat edhe pas 1 shtatorit. Për dëmet shoqërore që shkakton kjo mbyllje nuk është menduar fare muajve të fundit, kur forcat politike u përfshinë në një betejë kryekëput për interesa të ngushta pushteti. Në listën e prioriteteve e mira e përgjithshme gjendet diku nga fundi.

Next Post
Andrea Pirlo: Juve është favorit ndaj Napolit

Konfirmohet/ Juventus zgjedh Andrea Pirlon si trajner

Comments 2

  1. Lui says:
    5 years ago

    Idealja ne kete situate mendoj se eshte qe te filloje qe ne 1 shtator, te behet mesim me turne dhe te jete edhe e shtuna shkolle. Paradite te bejne 9 vjecaret dhe te shperndahen ne te gjitha godinat edhe ne godinat e gjimnazeve. Keshtu do mund te kete jo me shume se 10-12 nxenes neper klasa. Oret e shkurtuara, sepse pasdite do jene nxenesit e shkollave te mesme. Edhe keta te shperndare neper te gjitha godinat e shkollave, edhe neper ato te 9-vjecareve. Pushimet e dimrit mos te jene me shume se nje jave. Duhen bere pak sakrafica ne kete kohe pandemie, dhe jam i bindur qe te gjithe do e mirekuptojne dhe do e pranojne kete menyre. Online, dhe ne TV eshte opsion i fundit, sepse eshte dhe me stresuesi, por edhe me pak efektivi.

    Reply
  2. Qwerty says:
    5 years ago

    Do ju vdesin mesuesit.
    Femijet do ju cojne viruset neper shpia, neper dyqane, neper kinkalerira.
    Femijet jane perhapes te larte virusi.
    Shkolla ne prezence personi kerkon nivel super te larte organizimi, disipline dhe infrastrukture qe te zhillohet mesim duke zbatuar protokollin e sigurise per koronen. Ne radhe te pare femijeve do tu duhet te ndalohen te grupohen me nj_tj dhe te perkufizohen individualisht tek e tek. E bejne dot shkollat e shqiperise a kosoves kete? Kurre.
    Prinderit qe ankohen prej femijeve ne shtepi, shume shpejt pasi fillon shkolla do gjenden ne spitale ndoshta te intubuar .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

December 18, 2025
Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

December 18, 2025
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

December 18, 2025
Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

December 18, 2025
Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In