• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapni mendjen të shihni ndryshimet e bëra në Tiranë!

by Fatos Tarifa
18/04/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth katër vite më parë, në tetor 2019, sociologu i njohur Fatos Tarifa i ka dërguar një mesazh dashamirës një studenteje në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Për shkak të përmbajtjes dhe interesit shoqëror që ai paraqet, mesazhi në fjalë u botua në atë kohë i plotë në ‘Dita’.

Ndërkohë që gara për kreun e bashkisë së Tiranë duket se do të jetë e fortë, e shohim të dobishme të ribotojmë disa fragmente nga ai mesazh.

Nga Fatos Tarifa

Zonjushë!…Unë dhe ju, sigurisht, shohim të njëjtat gjëra dhe të njëjtat dukuri në shoqërine tonë dhe në këtë Tiranën tonë—të cilën unë e dua, ndërsa ju, siç kuptoj nga fjalët tuaja, nuk e pëlqeni. Por, siç thoshte Peter Berger, sociologu i njohur amerikan, për të cilin shpresoj t’ju kenë folur pedagogët që ju japin mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale, ju dhe unë i shohim gjërat dhe dukuritë ndryshe.

Unë jam sociolog dhe, si i tillë, jam mësuar të shoh përtej fasadës së gjërave dhe përtej shfaqjes së dukurisë që ju dhe unë vemë re.

Unë uroj që ju të bëheni e vetëdijshme dhe të përdorni imagjinatën sociologjike, të cilën, siç thotë C. Wright Mills, një tjetër sociolog i shquar amerikan, për të cilin besoj keni dëgjuar, e kemi të gjithë si një “aftësi të mendjes sonë”.

Por unë kuptoj se ju, këtë aftësi potenciale të mendjes suaj nuk e njihni dhe nuk e zhvilloni. Sa keq!

Pa asnjë argument që mund të ishte bindës, ose të paktën i arsyeshëm, ju zonjushë mohoni në mënyrë kategorike çdo arritje të Bashkisë së Tiranës dhe çdo meritë të kryetarit aktual të saj.

Por, si është e mundur të gjykoni pa krahasuar? Thinking without comparison is unthinkable! Më thoni, ju lutem, çfarë bënë në Tiranë dhe për qytetarët e saj në vitet 1990 kryebashkiakët demokratë të Sali Berishës?

Ju jeni e re dhe, ndoshta, nuk e dini se çfarë ka ndodhur me Tiranën në vitet 1990, kur bashkinë e kryeqytetit e drejtuan dy kryetarë demokratë. Ky qytet, dikur i vogël, por i pastër, u shndërrua në një xhungël të qelbur.

Çdo shesh publik dhe çdo park u shkatërruan, u mbushën me kioska, bare, kafene, shtëpi publike, motele të lira nga ku trafikoheshin vajza të reja si ju, u ngritën bordello dhe dyqane, ku njeriu mund të blinte dhe të shiste çdo gjë: banane, cigare kontrabandë, drogë, armë dhe prostituta.

Në ato vite, kryeqyteti ynë u shndërrua në një Kandahar, u fëlliq, u shndërrua në një nevojtore të madhe, u shkatërrua, u vodh, u tejpopullua, u kthye në një shanty town. Kudo në Tiranë sundonte krimi.

Ju pëlqen juve ose jo, të vetmet ndryshime pozitive të mëdha në Tiranë janë bërë nga dy kryebashkiakë socialistë të saj, Edi Rama në dy mandetet e parë të tij, dhe Erion Veliaj këto vitet e fundit.

Ju qaheni se zoti Veliaj po e “betonizon” Tiranën! Kush ua ka thënë këtë? Pedagogët tuaj militantë apo ata anarkistë? I verbër nuk është vetëm ai njeri që nuk sheh, por edhe ai që zgjedh të mos shohë atë që duket. Ky i fundit mbetet i verbër edhe mendërisht.

Unë kam jetuar, ose i kam vizituar shumë nga ata qytete të mëdhenj, që Saskia Sassen, edhe kjo një sociologe shumë e njohur hollandezo-amerikane, i quan “global cities”. Shumë prej tyre besoj i keni parë edhe ju—në foto ose në ëndërr. A keni vene re se sa të betonizuar janë këta qytete, çdonjëri prej të cilëve popullohet nga miliona njerëz?

Si mund të ndërtohet në kohën e sotme pa beton! Mos vallë ju do të dëshironit që në Tiranë të vazhdohej të ndërtohej me qerpiç, si në kohën kur Tirana ishte një fshat i humbur në periferi të Perandorisë Osmane, apo si popullsitë para-arabe të berberëve në Afrikën Veriore?

Përpiquni t’i shihni edhe ju ndryshimet e mëdha që janë bërë në Tiranë gjatë këtyre katër viteve të fundit, ndryshime që i vë re kushdo që ka sy në ballë dhe një mendje që gjykon racionalisht, jo verbërisht, ose e nxitur nga kundershtarët politikë të këtyre ndryshimeve.

Nuk po i rreshtoj këtu ndryshimet e bëra, pasi lista e tyre është shumë e gjatë. Veç një këshillë miqësore e profesionale, si një profesor i sociologjise një studenteje si ju, dëshiroj t’ua jap, këshillë të cilën Immanuel Kant e shpalli si moton e Iluminizmit europian: Sapere aude!

Përdorni intelektin tuaj, gjykoni me mendjen tuaj, jo me mendjen e të tjereve dhe, sidomos, jo me mendjen e një pjese të pedagogëve tuaj në atë fakultet ku ju studioni, të cilët, paaftesinë e tyre akademike, intelektuale dhe profesionale përpiqen ta fshehin pas nje aktivizmi politik pa kauzë dhe shterp në ide.

Nëse pedagogëve të tillë u bashkoheni edhe ju dhe studentë të tjerë si ju—ndjesë që ua them hapur—ju dhe ata rrezikoni të mbeteni miopë dhe robër të mediokritetit të të tjerëve./Dita

Next Post
Lidhjet me disa partnerë trend në Tiranë? ‘Gratë “durojnë” tradhtinë kur kanë burrë me lekë, ndërsa…!’

Lidhjet me disa partnerë trend në Tiranë? 'Gratë “durojnë” tradhtinë kur kanë burrë me lekë, ndërsa...!'

Comments 1

  1. Akademi says:
    3 years ago

    E trishtë kur shikon akademikë të militantizuar deri në këtë pikë, kur të gjithë e shohim përditë shëmtirat që na mbytën frymën dhe na zunë diellin. Tirana u shkatërrua si asnjëherë më parë, ndonëse është e vërtetë se qendra është e pastër nga plehrat.

    Reply

Leave a Reply to Akademi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In