• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hapni dritaret, përdorni ventilatorët kujdes në transportin publik/ Masat që zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga COIVD, në shtëpi dhe punë

by Java News
09/01/2021 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid, përhapet kryesisht nga grimca më të mëdha të quajtura spërkla, por gjithashtu edhe nga grimca më të vogla të quajtura aerosole dhe nga prekja e sipërfaqeve të ndotura. Grimcat e aerosolit janë më të lehta se sesa grimcat në madhësinë e spërklave dhe mund të qëndrojnë pezull në ajër për një kohë më të gjatë.

Prandaj transmetimi i aerosoleve lehtësohet nga ventilimi i dobët i një ambienti.

Për këtë arsye shtimi i ventilimit në ambiente të mbyllura, është një nga metodat kryesore për shpërndarjen e grimcave virale. Ventilimi mund të zvogëlojë rrezikun që vetëm një person pozitiv m Covid-129 (por që ende nuk e di se është infektues) të infektojë të tjerët. Fatmirësisht ekzistojnë disa masa të thjeshta që mund të merrni, si në shtëpi ashtu edhe

në punë, për të përmirësuar ventilimin gjatë periudhës së pushimeve por edhe më tej.

Hapni vazhdimisht dritaret dhe dyert

Strategjia më e mirë në shtëpi dhe në punë, është thjesht hapja e dritareve dhe dyerve. Nëse po drekoni apo darkoni me miqtë dhe familjen, apo po e kremtoni festën e Krishtlindjes në zyrë, lëvizini tavolina dhe karriget më pranë dritareve dhe të hapni njërën nga dyert për të krijuar një fllad të lehtë. Ose, nëse ju lejon moti, hani në ambient të hapur.

Vendosni kondicionerin tuaj në opsionin për të tërhequr ajër të pastër nga jashtë

Kondicionerët mund të ndihmojnë, por ato duhet të jenë të vendosur të punojnë në opsionin e duhur. Qoftë në punë ose në shtëpi, ju nuk do të donit të ricikloni ajrin e brendshëm, pasi nëpër dhomë do qarkullojë i njëjtin ajër (vetëm se këtë herë më i ftohtë ose më i ngrohtë).

Në vend të kësaj, gjithmonë sigurohuni që kondicioneri juaj të vendoste në opsionit për të sjellë 100 për qind ajër të pastër nga jashtë. Kjo pasi drejtimi i rrjedhës së ajrit është shumë i rëndësishëm. Për shembull, rrjedha e ajrit nga një kondicioner ajri (që vetën sa riciklonte ajrin  ambientit në vend se ta tërhiqte nga jashtë) ishte përgjegjës për përhapjen e virusit në një numër darkash në një restorant të njohur në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që zonat e nxehta të kenë 12 ndryshime të rrjedhës së ajrit në orë, pra që ajri të zëvendësohet plotësisht 12 herë në çdo 60 minuta. Ky është standardi i artë për ventilim, por mund të jetë shumë i vështirë për tu arritur në shumë ndërtesa.

Edhe pse është dimër, përdorni herë pas herë ventilatorët

Udhëzimet e publikuara javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rekomandojnë vendosjen e ventilatorëve pranë dritareve të hapura për të përmirësuar rrjedhën e ajrit. Rekomandimi është të mbahen ventilatorët e ndezur në çdo kohë kur një ambient është i populluar, për shembull në restorante.

Në këtë rast duhet pasur kujdes. Ventilatorët mund të jenë të rrezikshëm nëse e shtyjnë ajrin direkt nga një person tek tjetri, dhe në kushtet kur njëri prej tyre është infektues. Ventilatori duhet të vendoset në një pozicion të tillë që të rritë rrjedhën e ajrit të freskët në dhomë, dhe jo që ajri të lëvizë nga dhoma drejt dritares apo derës së hapur.

Si duhet vepruar në transportin publik dhe me taksitë

Vatrat epidemike me Covid-19 janë gjurmuar edhe në transportin publik. Për shembull, një i ri në provincën e Hunan në Kinë, udhëtoi me dy autobusë dhe infektoi shumë njerëz që ishin ulur në zona të ndryshme të autobusëve. Një studim i këtij grupi u krye nga studiuesit kinezë, të cilët paraqitën një teori në lidhje me rrjedhën e ajrit:

“Dritaret e mbyllura me ventilim të brendshëm në autobusë, mund të kenë krijuar një mjedis ideal për transmetimin e aerosolëve. Pikat e ventilimit ishin të drejtuar mbi dritaret në të dyja anët, dhe ventilatori i shkarkimit ishte në pjesën e përparme, duke krijuar ndoshta një rrjedhje ajri që mbante aerosole me grimcat virale nga pjesa e pasme në mes dhe përpara të automjetit.

Autorët e studimit, rekomandojnë që të gjitha dritaret e mjeteve të transportit publik të jenë të hapura për të ndihmuar shpërndarjen e grimcave virale. Nëse ndodheni në një tramvaj apo një autobus, duhet t’i hapni ato nëse mundeni. Gjithsesi, në disa forma të transportit publik si trenat kjo gjë mund të jetë e pamundur.

Në këto raste, duhet të mbani një maskë. Po kështu, është ideale që dritaret të ulen edhe gjatë udhëtimit me taksi. Por nëse nuk mundeni ose nuk dëshironi, ndizni kondicionerin në mënyrë që të tërheqë ajrin e pastër nga jashtë. Dhe mbi të gjitha mos harroni që të vazhdoni të mbani një maskë në fytyrë!. / Inverse – Bota.al

Next Post
Nga prilli 30 % më pak viktima/ Bie shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19, shkak…

'Virusi s'ka pësuar asgjë veçse rrjedhën e tij natyrore'/ Epidemiologu: Neutralizohet nga vaksina e “Pfizer”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In