• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Hapje kufijsh me kufizime”, a do të ketë zbarkim turistësh në Evropë? Qarkullimi i lirë duket se s’do t’i rikthehet normalitetit

by Java News
01/06/2020 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet për Coronën. Por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë për turistët.

Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kjo do të thotë që pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.

A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Evropë?

Kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera evropiane. Dhe ata edhe shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.

Deutschland Grenze zu Dänemark (picture-alliance/dpa/C. Rehder)

Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës. Për shembull jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve. Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave të rast se shtohet numri i të infektuarve nuk janë të njëjta.

Rregulla tejet të ndryshme

Sa të ndryshme janë për momentin rregullat tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Italia shpalli se nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në vend pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë. Por nga ana tjetër rajone të ndryshme të Italisë janë preken shumë ndryshe nga Corona dhe ende midis tyre nuk ka liri lëvizjeje. Dhe mbi të gjitha është e pasigurt nëse vendet fqinje të Italisë do t’i hapin gjithashtu kufijntë. Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober tha në një intervistë: “Unë jam përkrahës i madh i lirisë së udhëtimit, por prapë duhet të jemi të kujdesshëm me Italinë”. Zvicra gjithashtu u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin vazhdon ta mbajë kufirin të mbyllur.

Österreich Coronavirus - Grenze (picture-alliance/dpa/APA/B. Gindl)

Pra për momentin situata në Evropë është e paqartë dhe disa vende si Italia mund t’i hapin kufijtë e tyre, por pala tjetër jo. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Dhe Italia vështirë se do ta pranonte këtë situatë në plan afatgjatë.

Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë

Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit po paralajmërojnë ndërkohë për rreziqet shëndetësore dhe po ankohen për situatën e paqartë për shkak të standardeve të ndryshme në BE. “Rregullat e higjienës duhet të jenë sa më uniforme të jetë e mundur në të gjithë Evropën,” thotë Klaus Müller, anëtar i bordit të Shoqatës Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorëve. Përveç kësaj, njerëzit që u përkasin grupeve me rrezik të lartë “duhet të vazhdojnë të përjashtohen prej udhëtimeve për sa kohë nuk ka një vaksinë efektive dhe të besueshme”./ DW

g.kosovari

Next Post
“Jemi konfrontuar fizikisht, e kam denoncuar më parë”/ Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren: Babai është fajtor

“Jemi konfrontuar fizikisht, e kam denoncuar më parë”/ Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren: Babai është fajtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In