• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hapja me plane dy javore, fasha orare për pazar bëhet 2 orë e 30 minuta”

by A R
22/04/2020 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se lehtësim i masave prej situatës së emergjencës së koronavirusit do të bëhet në mënyrë graduale.

Në një komunikim të sotëm publik ajo deklaroi se paketa e masave të lehtësimit parashikon hapje të kujdesshme graduale, duke marrë një minimum dy javor nga njëra fazë e planit tek tjetri, ku do të vlerësohet nëse do të ketë rënie apo shtim infektimesh, shtrimesh dhe trajtimesh intensive në spital.

“Fillimisht do të rihapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt përhapje infektimi, hapje që do të shoqërohen me protokoll, risk, i mesëm, risk i ulët, risk i lartë, sipas nivelit të riskut. Do të ketë kufizime të funksionimit normal, minimumi dy muaj që nga momenti i hapjes. Lehtësimi gradual i masave do të përfshijë disa faza, protokolle për individët, institucionet dhe bizneset. Bizneset duhet të marrin masa higjieno sanitare, dezinfektim, masa distancomi dhe të garantojnë kushtet e punës. Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin përkatës në eAlbania që duhet ta afishojë në vendin e punës. Bizneset që nuk do i zbatojnë këto infeksione do të sanksionohen”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja tha se për bizneset ku rreziku është i madh do të vendosen mjekë apo infermier të cilët po trajnohen, ndaj tha se normaliteti i ri do të kërkojë arsye thelbësore lëvizje, distancomi prej 2 metra, distancim nga të moshuarit të cilët do të vijojnë izolimin.

“Nga java e ardhshme do rrisim nga 90 minuta në 2orë e 30 minuta kohën për individët që duan të dalin për Pazar”, tha ajo.

Por sipas Manastirliut, plani parashikon edhe rikthimin e masave shtrënguese dhe vlerësimi do të bëhet çdo dy javë mbi bazën e ecurisë.

Ajo tha se në fillim të muajit maj mund të lejohet lëvizja më e gjatë e makinave brenda qyteteve, por edhe e individëve.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Enjte 23 Prill 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com