• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hapja e urës së Ibrit, Shala: Kërcënimi diplomatik e zmbrapsi Kurtin, po bën politikë me Veriun

by A R
29/08/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja e urës së Ibrit është ndër temat më të diskutuara në Kosovë. Përkundër kundërshtimeve nga ndërkombëtarët për hapjen e kësaj ure, duket se Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur që ura duhet të hapet.

Në lidhje me këtë çështje në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, Azdren Shala, anëtar i PSD-së në Kosovë u shpreh se,  gjatë këtyre ditëve që është diskutuar kjo çështje, ne kemi parë një zmbrapsje të kryeministrit Kurti.

Kjo vjen pas një kërcënimit diplomatik ndaj tij, tha Shala.

“Deri më sot bashkësia ndërkombëtare ka pasur vetëm këshilla diplomatike por në rastin e urës ka pasur kërcënim diplomatik dhe kjo u manifestua dhe më vendosjen e trupave amerikane te ura e Ibrit.”

Sipas aktivistit politik, kjo është një çështje tjetër nëse qeveria e Kosovës ka ‘guxim’  apo dëshirë që të përballet dhe me KFOR-in dhe me amerikanët.

Kurti, tha ai, e mori mesazhin së fundmi dhe nga shefi i CIA-së ishte në një vizitë të rëndësishme dhe ja a bëri të qartë opinionin për urën e Ibrit, ndaj ai nuk flet më për këtë çështje.

Kjo politik tha ai, është një raport i ri i qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

“Besoj se ata e kanë shumë të qartë që me gjuhë diplomatike të matshme, z. Kurti ka qenë gjithmonë arrogant dhe i ka shkaktuar dëme Kosovës.”

Sipas z. Shala , Kurti ka zgjedhur të bëjë këtë debat pikërisht se Kosova është në një vit elektoral.

“Zgjedhjet në Kosovë janë në 9 shkurt dhe tashmë gjithë gjitha partitë në Kosovë, parlamentar ose jo, qeveri apo opozitë kanë nisur të bëjnë fushatën e tyre.  Çdo vendim politik i partive tashmë është i llogaritur në kalkulimin politik dhe elektoral. Pra, ura e Ibrit, çështja e dinarit, barrikadat apo shoferët në Veri është në një kontekst ndërkombëtar por në Kosovë kjo akumulon votë sepse nacionalizmi është çështje e ndjeshme.”

Në këtë qasje theksoi ai, ndaj z. Kurti operon me këtë strategji për të arritur qëllimin e vetë elektoral që më shumë ngjasë e ka një mandat të ri sipas sondazheve.

Kurti dëshiron të marr mbi 51% të zgjedhjeve për të pasur gjithë Kosovën në kontroll.

Shala tha që jo vetëm çështja e urës së Ibrit, por e gjithë zona e veriut të Kosovës është çështje e diskutimit, çështje negociatash , e marrëveshjeve politike dhe jo çështje e demonstrimit të forcës.

“Ndaj këto vazhdimisht BE-ja ka insistuar dhe këshilluar Kurtin që sa më shumë demonstrohet forcë aq më shumë largohet veriu Kosovës.  Ndaj këto demonstrimet e forcave që ka bërë Kurti së fundmi, kryeneçe dhe karshi ndërkombëtare , më së shumti Veriu tashmë ka kaluar në kontrollin e tyre dhe në fund Kosova ka marr sanksione.

Ndaj zgjedhja nuk është përdorimi i forcës por tryeza e negociatave në Bruksel.

Kurti me këtë sjell force i ka dhënë dhuratën më të mirë serbëve duke i fal autonominë e katër komunave veriore atje.

“Kurti mund të bëjë lojë me fjalët por kjo marrëveshje u pranua në Bruksel dhe për shkak të kësaj Kosova ka obligime ndërkombëtare. Kosova nuk u bëmë pjesë e KiE pa e pranuar marrëveshjen”.

Serbisë  i intereson që debati i ndërkombëtarëve të zhvillohet në Kosovë dhe mos të flas për pranimin e marrëveshjes.

“Serbisë i leverdisë që ta mbaj sa më shumë debatin në Kosovë dhe në çdo rrethanë të re gjeopolitike, ajo do e shfrytëzojë të përfitojë dhe më shumë.

/a.r

Next Post
Njihuni me shtetin që do vrasë mbi 700 kafshë të egra për t’ia shpërndarë mishin popullit

Njihuni me shtetin që do vrasë mbi 700 kafshë të egra për t’ia shpërndarë mishin popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

February 17, 2026
Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In