• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, Ambasada e Gjermanisë: Një sinjal i fortë për arsimin dhe qëndrueshmërinë në Shqipëri

by Os De
09/09/2025 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Gjermanisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur lumturinë e saj për hapjen e shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, që është ndërtuar me mbështetjen gjermane.

“Ambasada u uron të gjithë fëmijëve dhe prindërve shumë sukses në fillim e vitit të ri shkollor – dhe është veçanërisht e lumtur që shkolla “Angela Merkel” në Kamëz, e ndërtuar me mbështetjen gjermane, hap sot dyert e saj. Me kapacitet për 1 300 nxënës, ajo është një nga shkollat më të mëdha në vend. Klasa plot dritë, ambiente moderne mësimore, një bibliotekë, një palestër qendrore si dhe hapësira të gjelbra dhe një koncept arkitektonik i hapur e bëjnë atë një vend mësimi që nxit shkëmbimin dhe frymëzimin. Shkolla është pjesë e programit gjerman të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të “Ndihmës për rindërtimin pas tërmetit”, qeveria federale gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË), vuri në dispozicion 14,5 milionë euro grante – me të cilat u ndërtuan tre shkolla të reja në mbarë vendin”, lexohet në postimin e Ambasadës Gjermane.

“Shkolla “Angela Merkel” është një projekt shembullor për ndërtimin e qëndrueshëm: panelet diellore dhe planifikimi inovativ ulin me më shumë gjysmën e konsumit të energjisë, duke dhënë kështu një kontribut aktiv për mbrojtjen e klimës. Gjatë vizitës së tij me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, Thilo Schroeter, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Shqipëri, theksoi se kjo shkollë është “një simbol i qëndrueshmërisë dhe rinovimit” – një shenjë se si nga një krizë e rëndë mund të lindi shpresë dhe mundësi të reja. Ai gjithashtu theksoi se është krenar “që Gjermania, me ndihmën e bashkëpunimit të saj për zhvillim dhe të Bankës Gjermane për Zhvillim, ka qenë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë të rindërtimit.” Veçanërisht ai iu drejtua fëmijëve: Kjo shkollë ju përket juve, “një investim në të ardhmen tuaj – në arsimimin tuaj, ëndrrat tuaja dhe aftësinë tuaj për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë në zemër të Evropës.” Në përfundim ai ritheksoi angazhimin e Gjermanisë, “për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit, të reformave të sundimit të ligjit dhe të integrimit evropian”, shton postimi.

 

Next Post
Ndryshon Kodi Etik për mësuesit. Ja rregullat e reja për veshjen dhe sjelljen

Shqipëria po humbet mijëra nxënës dhe qindra mësues çdo vit/ Nevojë për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In