• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e shkollave/ Epidemiologia: Udhëzimi, i njëjtë për të gjitha shkollat, kemi ndjekur rekomandimet e OBSH

by Java News
24/08/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha shkollat, shtetërore ose private, në fshat apo në qytet në vendin tonë, do i referohet të njëjtin udhëzim të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për hapjen e tyre në fund gushti (për ata që kanë humbur mësimin online) dhe fillim shtatori (viti i ri shkollor). Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi në një intervistë për Report Tv, e sheh të zbatueshëm në masën 100% këtë udhëzim, pavarësisht vështirësive që mund të hasen gjatë rrugës.

“Sigurisht ne kemi ndjekur rekomandimet e OBSH dhe të qendrës Europiane të Kontrollit të sëmundjeve për këtë udhëzues. Edhe gjatë fundvitit shkollor 2019-2020 ne patëm një udhëzues që u përshtat për maturat dhe pak a shumë ishim të përgatitur, por në këtë rast është punuar më tej për të krijuar një udhëzues për vitin shkollor 2020-2021. Është puna e ekspertëve tanë që kanë punuar për hartimin e këtij udhëzuesi. E dimë që te klasat e shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është i lartë, por nëse do të punohet me turne, që do të përcaktojnë një grafik të caktuar apo përshtatjen e të gjitha ambienteve për t’i vënë në dispozicion ambiente ku do të zhvillohet mësimi. Është një udhëzues standard që do të respektohet nga shkollat shtetërore dhe private”, tha Dervishi.

Ajo ka dhënë detaje se të gjithë rrugëtimin që do të ndjekë një nxënës, që nga hyrja në shkollë, ulja në banka dhe kthimi për në shtëpi. Dervishi sqaron prindërit se maska duhet të mbahet edhe në furgonin e shkollës.

“Për shkollat do të kërkohet që të ruhet distanca dhe më pas edhe gjatë orëve të mësimit do të respektohet, 1.5 m nga njëri- tjetri, metoda klasike e të ulurit të nxënësit, pas njëri- pas tjetrit. Këto element duhet të respektohen dhe këtu kemi të qartë që të respektohet kjo distancë duhet të ketë një numër të caktuar nxënësish në klasë dhe kjo do të bëhet me turne. Do të shoqërohen në hyrje dhe dalje nga mësues. Rekomandohet përdorimi i maskës edhe për ciklin e ulët, ndryshe nga cikli i lartë apo parauniveristar që do e kenë përdorimin e maskës gjatë gjithë mësimit. Mund të ketë fëmijë me sëmundje kronike apo sëmundje të tjera, do të vlerësohen nga mjekët në lidhje me përdorimin e maskës. Maska duhen mbajtur gjatë gjithë kohësh kur fëmijët të jenë në furgonin e shkollës dhe ka një rregullore dhe për transportin dhe kjo duhet të zbatohet. Jemi në një situatë të re”, tha ajo, teksa vuri theksin se ky udhëzim i është referuar rekomandimeve të OBSH-së dhe se ka pasur diskutime edhe me Ministrinë e Arsimit, duke qenë se do të jetë ky institucion për përgjegjës për zbatimin e saj. Një rol të rëndësishëm, përveç shkollave, do të luajnë prindërit, por edhe mjekët e familjet, të cilët duhet të ruajnë kontaktet të vazhdueshme online, për shkak se fëmijët nuk paraqesin simptoma agresive, por janë transmetues të virusit.

“Ka pasur diskutime me ministrinë e Arsimit dhe është konkluduar që të jenë këto rekomandime që përmban ky udhëzues që do të zbatohet me mbështetjen e strukturave arsimore. Mësimi me turne, më pak nxënës në klasa, zvogëlim të orëve të mësimit, do të sillnin që ky udhëzues të zbatohet dhe të ruhet distanca. Përpjekja do të jetë maksimale për ta zbatuar dhe në këtë mënyrë të frenojmë përhapjen e infeksionit COVID. Nuk është e lehtë, aq më tepër kur flitet për fëmijët e ciklit të ulët por mendoj që është i mundshëm zbatimi i këtij udhëzuesi, do të ketë një angazhim të stafit arsimor, mësues, psikologë. Mjeku i familjes është në kontakt me të gjithë komunitetin, dhe të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që të zbatohet ky udhëzues. Edhe me prindërit duhet punuar, mendoj që është detyrë e mjekut të familjes që duhet të jenë në një komunikim online me prindërit për të bërë të mundur zbatimin e këtij udhëzuesi”, shtoi Dervishi në lidhjen me “Skype” për Report Tv.

Në fund ajo ka një mesazh për prindërit, që të mos tremben nga hapja e shkollave, por të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij udhëzimi.

“Nuk ka arsye për të pasur frikë, nisur edhe nga fakti se situata e fëmijëve ka qenë më pak të prekur, fëmijët e kanë kaluar lehtësisht, por mund ta transmetojnë këtë infeksion prandaj është e rëndësishme që të angazhohemi të gjithë këtë udhëzues”, përfundoi Dervishi.

Çfarë parashikon Udhëzimi për hapjen e shkollave
-Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri tjetri
-Nxënësve do u matet temperatura
-Nëse kanë simptoma para ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo
-Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.
-Në momentin e hyrjes në shkollë duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska
-Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar (nga klasa e parë deri në klasën e pestë, 6-11-vjeç) u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
-Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar (nga klasa e gjashtë në të nëntë) dhe të mesëm (gjimnazi) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës, pra me detyrim.
-Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.
-Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes. / shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Javë e çuditshme ju pret, Meri Shehu paralajmëron realizime ëndrrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

January 25, 2026
Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

January 25, 2026
Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

January 25, 2026
Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

January 25, 2026
Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

January 25, 2026
Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

January 25, 2026
“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In