Për kryeministrin Edi Rama, eksportimi i baltës nga opozita drejt vendeve të BE, është më problematike se qëndrimi i skeptikëve për hapjen e negociatave.
Kryeministri akuzoi direkt opozitën se po pengon hapjen e negociatave. Por pavarësisht situatës së vështirë, Rama beson në çeljen e negociatave.
“Nuk kemi problem skeptikët në Europë, por baltën midis nesh. Duhet të ulim kurrizin për të pastruar një baltë që eksportohet nga këtu. Integrimi nuk është arritje e PS dhe nuk lidhet me fatin e zgjedhjeve të ardhshme, por me fatin e gjeneratave të ardhshme. Opozita kërkon të pengojë çeljen e negociatave“, deklaroi Rama
Kryeministri paralajmëroi se viti i ardhshëm do të jetë më i vështirë.
“Viti i ardhshëm është shumë më i vështirë sepse ka zgjedhje në BE. Do rikrijohen të gjtiha institucionet e BE dhe mund të shtohen forcat populiste. Opozitës nuk i intereson kjo”, deklaroi Rama.
Është e turpshme të mendosh se kundërshtitë dhe pengesat më të larta për negociatat janë në Tiranë, tha Rama, dhe jo në Berlin, PAris apo Hagë.
Javanews.al/a.ç










