ëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian i cili rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Sipas Braçes, BE vlerësoi reformat dhe arritjet e Shqipërisë, duke kërkuar rekomandimin e plotë dhe pa pakushte për vendin tonë, pavarësisht situatës politike në vend, ku opozita ka djegur mandatet.
“Është tërësisht pa precedentë të tjerë. Në një situatë të tillë politike ku, opozita ka braktisur Parlamentin dhe ka djegur mandatet, ka zënë rrugët e prodhon thuajse çdo javë pamje me tym e flakë, qeveria e Bashkimit Europian, kërkon hapjen e negociata mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë! Shquan dhe vlerëson reformat, veçon dhe thekson arritjet dhe, nuk vendos asnjë kusht, zero!
Vlerësim më të qartë e konkret, të specializuar e profesional, me lupë për e mbi qeverisjen e vendit, nuk ka!
Ndaj, tani asgjë nuk duhet të ndalë për të vijuar përpara!”, shprehet Braçe.
Duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të vijuar ecurinë pozitive të Reformës në Drejtësi, Braçe bën gjithashtu me dije se në vend duhet të përmirësohen edhe më shumë shërbimet për qytetarët, në mënyrë që të merret më e mira prej tyre.
“Duhet edhe më shumë punë, vendosmëri nga cilido në qeverisje, për të vijuar reformat -Reformën e Drejtësisë së pari, për të marrë më të mirën për qytetarët prej tyre, rritur e kthyer në të qëndrueshme rezultatet, përmirësuar çdo sektor duke nisur me shërbimet, forcuar edhe më shumë luftën kundër krimit e korrupsionit në çdo nivel duke nisur nga niveli më i lartë! Rruga është shumë e qartë dhe e pastër, qëllimi dhe destinacioni final po ashtu. Duhet ecur fort përpara, zgjedhjet e 30 qershorit janë të parat në stacion për të vijuar me lirinë, demokracinë, shtetin ligjor e të së drejtës, bazuar vetëm në vullnetin e qytetarëve! Gëzoju këtij vendimi dhe mos harro 30 qershorin!”, shprehet ai.
/a.rada