• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hapja e dosjeve, si varr pa fantazmë brenda

by Java News
19/10/2015 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Një nga vonesat tragjike që i ka kushtuar shtrenjtë gjithë vendit në raport me të ardhmen, ka qenë dosja e pambyllur e të shkuarës. Trajtimi i saj në mënyrë ekstreme, me bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës në të njëjtën kohë, pa diferencuar as viktimat dhe as xhelatët dhe mbi të gjitha, vënia e të shkuarës në përdorim e në funksion të politikës së ditës, sidomos në fillim të viteve 90’, e ka relativizuar gjithë periudhën e diktaturës. Madje edhe më keq se kaq, pluralizmi ka prodhuar dhe absurdite të pafundme: defektet e qeverisjeve shqiptare, autoritarizmi i shfaqur shpesh prej tyre, paaftësitë, padrejtësitë, diferencimet tërësisht arbitrare në ndarjen e pasurisë, pasiguria e punës e shumëçka tjetër, kryesisht defekte te demokracisë hibride shqiptare, i jepnin jetë shtresës së nostalgjikëve. Sipas sloganit gjysëm komunist: ishim më mirë kur ishim më keq! Eshtë njerëzore që të numërohen defektet dhe jo epërsitë, por nuk është logjike dhe aq më pak e drejtë.

Kalvari i gjatë i hapje-mbylljes së dosjeve të sigurimit të shtetit, është një tjetër faull i rëndë që ka mbi 25 vjet që vazhdon të torturojë me hijet e të shkuarës, sjell fantazma në dyert e të nesërmes dhe e bën çdo ditë e më tepër, më të vogël efektin e tyre. Sepse ndoshta tani është vonë.

Në fakt dosjet në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë të mbyllura. Ato janë hapur në mënyrë të pjesshme dhe janë përdorur kurdoherë në mënyrë të pjesshme, por asnjëherë me qëllim të mirë apo të punë të mira. Ato kanë qenë vetëm element presioni për ata që e kishin këtë problem vetjak dhe armë shantazhi për ata që përdornin shpesh kriminalisht mbartësit e tyre. Për motive të politikës së ditës. Për lojëra politike të ditës dhe në asnjë rast në emër të katarsisit të pretenduar, drejtësisë së munguar dhe transparencës së domosdoshme. Dikur nga presidenca e tij e parë, Doktor Berisha e kishte sportin e tij të preferuar të fliste për dosjet e sigurimit, pavarësisht se ai ishte vetë ironia që kishte rikrijuar fatin e shumë njerëzve me dosje. Të cilët ai i ndante në dy pjesë: në të mirë kur i shërbenin atij dhe në të këqinj nëse guxonin të ngriheshin kundër tij. Kur e zëvendësuan socialistët në pushtet në 97-ën, nuk kishin zellin e tij për ta përdorur këtë kategori individësh, por nuk kishin as dëshirën për t’i shkuar procesit deri në fund. Por dhe ata, njëlloj si paraardhësit, lejonin të depërtonin në media për konsum publik, njëlloj si në “quiz”-e televizivë, emra e pseudonime, fragmente dosjesh, histori dosjesh apo dhe “qyfyre” dosjesh.

25 vjet më pas politika shqiptare po bëhet pak a shumë gati të hapë dosjet. Mes shumë paqartësish, kryesorja nga të cilat është nëse është ky momenti i duhur apo si zakonisht, edhe në këtë punë, vendi është tërësisht i vonuar.

Ka shumë dilema nëse dosjet janë të dëmtuara, nëse pjesa më e rëndësishme e tyre, sidomos ato që kanë të bëjnë me emra dhe fytyra të njohura të politikës, drejtësisë, biznesit apo dhe medias, janë asgjesuar. I vërtetë është vetëm fakti që ky varr i të shkuarës po hapet, por nuk ka shumë siguri se çfarë do të ketë brenda tij. Përveç kuriozitetit të natyrshëm për këtë vështrim të fundëm që do të hidhet në një nga sekretet më të mëdha të komunizmit, pako gjë ka për të ndryshuar. Shumë nga fantazmat e të shkuarës kanë braktisur varrin. Një pjesë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë tërësisht anonime tashmë. Mbetet vetëm ngushëllimi: më mirë vonë se kurrë! Por askush nuk do të dijë gjithashtu kurrë sesi do të ishte vendi pa këtë vonesë. Historia nuk bëhet me “sikur”, por me siguri, në një rast të ndryshëm, vendi do të kishte qenë padyshim më i mirë dhe me shumë maskarenj më pak. Jo nga ata që me ndërgjegje apo me detyrim kishin nënshkruar nëpër dosje, jo nga ata që kishin bërë shumë e shumë ligësi duke shkatërruar dhjetra mijëra jetë njerëzore në të shkuarën, por nga ata që i kishin përdorur me ligësi në një kohë tjetër, në një sistem tjetër dhe për motiv të njëjtë: pushtetin! Me siguri gjithçka do të kishte qenë më mirë sepse do të kishte më pak mundësi për të bërë keq.

Next Post

FOTOT/ Alejandra Diaz, tifozja e zjarrtë e Kilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com