• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e dosjeve, Alibeaj: Deklasifikimit të plotë të gjithë dokumenteve të ish-Sigurimit

by Java News
21/09/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të ndryshimeve për projektligjin “E drejta e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” , që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit, u shpreh se PD është pro hapjes së plotë.

Alibeaj theksoi gjatë fjalës në Komisionin e Ligjeve se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë, përkundrazi do të largojë psikozën e shantazhit që vazhdon ende të ekzistojë.

“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kanë vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.

Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumenteve e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit.

Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm, që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje. Një gjë ka ngelur, interesi për të ditur të vërtetën. Ka ngelur edhe psikoza e shantazhit. Shoqëria shqiptare e këtyre 30 viteve ka ngelur në gjurmët e koshiencës që ishte një situatë jo e mirë ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist. Në emër të grupit parlamentar të PD paraqesim këto amendamente që çdo qytetari t’i jepet e drejta për të njohur historinë e regjimit komunist”, deklaroi Alibeaj.

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimin e dy nismave të deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.

PD përmes Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.

/f.s

Next Post
VIDEO / Flamuri i SHBA nuk ishte vendosur siç duhet, Veliaj nuk e nis fjalën në aktivitetin ku ishte i ftuar: A mundet që…

VIDEO / Flamuri i SHBA nuk ishte vendosur siç duhet, Veliaj nuk e nis fjalën në aktivitetin ku ishte i ftuar: A mundet që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In