• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e bisedimeve/ Qeveria gjermane i kërkon zyrtarisht Budenstagut të votojë pro Shqipërisë

by Java News
19/05/2019 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.

Majkëll Rut, Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane i është drejtuar me anë të një letre Budenstagut. Ministri gjerman shkruan se “pas dakordësisë në konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 qershorit, në vitin 2018, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që përcaktoi datën për hapjen e negociatave në qershor 2019 dhe kemi kërkuar rezultate më të prekshme për Progresin mbi reformat për Shqipërinë në pesë fushat kryesore të drejtësisë, Administrata Publike, Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe të drejtat e njeriut”.

“Qeveria federale është e mendimit që Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas publikimit të raporteve për vendet, do të vlerësohet se sa korrespondon analiza e Komisionit të BE-së për Rishikimin e Reformës me vlerësimin e Qeverisë Federale dhe do të informojë Bundestagun gjerman rreth qëndrimit të tyre”, shprehet Rut.

Por, jo vetëm Komisioni Europian ka lajmëruar qershorin e këtij viti si kohën kur do të merret vendimi, por edhe presidenca rumune e Bashkimit Europian synon vendimmarrjen në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme më 18 qershor 2019 dhe të Këshillit të BE-së më 20 dhe 21 Qershor.

Ministri gjerman i tregon Budenstagut se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përafruar legjislacionin e tyre me kërkesat e BE-së dhe vazhdojnë me vendosmëri për të përparuar dhe arritur rezultate të prekshme: “Në rastin e Shqipërisë, do të doja veçanërisht të theksoja arritjet e thella dhe të nënvizoj reformën e pashembullt gjyqësore. Veçanërisht në shqyrtimin e gjyqësorit, per gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm. Deri tani, pothuajse 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhene dorëheqja e tyre nga procesi”.

Ministri gjerman informon Budenstagun për rezultatet e vetting-ut në Shqipëri me largimin e njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Ai shkruan se Gjykata Kushtetuese do të jetë plotësisht funksionale përsëri në gjysmën e dytë të vitit. Dhe me institucionet e krijuara rishtazi, rruga është gjithashtu e qartë për krijimin e një strukture të veçantë për të luftuar gjithashtu korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Byroja Kombëtare e Hetimeve.

Përveç kësaj, shkruan Rut, qeveria shqiptare ka paraqitur një ligj për reformën zgjedhore dhe ka ngritur një grup pune “ad hoc” zhvilluar së bashku me opozitën dhe nën vëzhgim nga OSBE / ODIHR: “Do të doja të theksoja edhe një herë që ky do të jetë një vendim vetëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, jo një votë për pranimin në BE të dy vendeve. Rruga drejt pranimit është e gjatë dhe i nënshtrohet kushteve të qarta. Pra, nuk funksionon aspak në lidhje me një pranim automatik, por më tepër për fazën e parë të një procesi që kërkon vite për t’u përjetesuar. Kjo procedurë ofron siguri më të mirë për përkushtimin dbe angazhimin në të gjitha reformat, si dhe të vazhdohet në mënyrë të besueshme dhe të qëndrueshme. Kjo është edhe në interes të sigurisë për vendin tonë”.

Arsyeja tjetër për të cilën qeveria federale shprehet pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhet edhe me faktorët e tretë: “Një vonesë e vendimit nga vendet anëtare do të rrezikojë zhvillime jo pozitive në rajon, do të nxisë paqëndrueshmëri dhe të fusin lojtarët e tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Reforma substanciale e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe interesat tona gjeostrategjike dhe të sigurisë flasin në favor të hapjes së negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”.

Top Channel

Next Post
Mino Raiola: Racizmi po e fut në krizë futbollin italian

Barça/Mimo Raiola sërish pengesë, këtë herë për De Ligt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In