• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e ambienteve të mbyllura dhe dimri, Manastirliu tregon 3 skenarët: Po përgatitemi për rritje të rasteve me COVID

by Ardit Rada
06/10/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 6 Tetor – “Situata në Shqipëri në momentin që flasim paraqitet e qendrueshme për nga pikëmaja e rasteve të konfirmuara dhe e rasteve që trajtohen në strukturat tona spitalore, por jemi duke u përgatitur për përballimin e një rritje të mundshme të të prekurve, me disa skenarë”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë seancës online të Komisionit të Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shëndetësisë, për situatën e shkaktuar nga Covid19 dhe masat e marra për përballimin e epidemisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se janë marrë masat për t’iu përgjigjur skenareve nëse do të ketë flukse në rritje të rasteve, duke informuar se krahas 4 spitaleve Covid që tashmë janë gati, do të jenë dhe spitalet rajonale që do të përfshihen në rast se do të jetë e nevojshme.

“Kemi vlerësuar disa skenarë të tjerë për t’iu përgjigjur skenarëve nëse do kemi flukse në rritje. Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitete të shtretërve në rast të rritjes së pacientëvë që do të kërkojnë trajtim spitalor. Në skenarin e parë do të përfshihen spitalret rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu informoi Komisionin se pacientët me Covid19 të shtruar në spitalet Covid po marrin të njëjtin trajtim, njësoj si në vendet të tjera të Botës.
“Me fonde të alokuara nga qeveria shqiptare dhe përmes instrumentit të përbashkët të prokurimit të Bashkimit Europian, kemi siguruar remdisivirin, një medikamet tjetër për trajtimin e pacientëve me Covid19 dhe me fondet e qeverisë do të vijë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do të vijojë forcimi I kapaciteteve me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit.
“Kemi rritur testimet vazhdimisht. Nga muaji Qershor ku mesatarja mujore ka qenë 8800 testime, kurse tani kemi mbi 24 mijë testime gjatë Shtatorit dhe do vijojmë me rritjet e testimeve për gjurmimin, identifikim, hetimin, izolimin e rasteve. Por sjellja individuale është përcaktuaese në kufizimin e përhapjes së infeksionit”, bëri me dije Manastirliu në lidhje me rritjen e testimeve, ndërkohë që shtoi se është rritur me 30 % numri i epidemiologëvë për periudhenë vjeshtë-dimër.

Duke theksuar planin e vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë masat për vaksinimin e grupeve të riskut.
“Është punuar hershëm për të siguruar vaksinimin falas për grupet e riskuara. Prej datës 30 Shtator kemi filluar vaksninim e grupeve të riskuara, me personelin shëndetësor dhe më pas sipas kalendrit të ISHP, do të vijojë vaksnimi me grupet e tjera. Janë 368 mijë vaksina të cilat janë blerë për t’u ofruar grupeve të riskuara, si të sëmurët kronikë, personel shëndetësor, mësues, kujdestarë, eduktarë, fëmijë 2-5 vjeç, etj”, bëri me dije ministrja.
Manastirliu gjatë fjalës saj në Komision nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep personelit shëndetësor përmes bonusit dhe së fundmi rritjes së pagave me 40 % që nga 1 Janari i vitit 2020.

“Bonusi për mjekët, infermierët, epidemiologët, laborantët, personelin ndihmës në strukturat tona të shëndetësisë qoftë në spitalet Covid, apo struktura të tjera, sipas angazhimit, do vijojë pa ndërprerje: 1000 euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafin mbështetës. Kryeministri sot ka deklaruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm 40% për mjekët dhe infermierët në sistemin shëndetësor. Kjo është një mbështetje konkrete dhe premtim i mbajtur nga qeveria për më shumë mbështetje për profesionistët e shëndetit, të cilët meritojnë respekt të jashtëzakonshëm për gjithë punë e tyre”, tha Manastirliu.

Next Post
Po punonte, 55-vjeçari bie nga pallati në Tiranë/ Policia jep detajet e para

E rëndë në Pogradec / Po rregullonte antenën, 41-vjeçari bie nga kati i 5-të dhe humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In