• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapi i fundit i opozitës parlamentare/ Murrizi: Do ripropozojmë amendamentin për listat e hapura

by Java News
03/10/2020 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të ridërgojë propozimin e opozitës parlamentare për hapjen e listave në seancën e 5 tetorit. Në një intervistë për Report tv, Murrizi tha se vota e opozitës do të varet nga drafti final që do votohet në seancë, ndërsa për punën e Komisionit të Posaçëm për KQZ Murrizi akuzoi PD dhe LSI se punuan pa seriozitet.

Opozita parlamentare do të bëjë përpjekjen e fundit që PS të marrë në konsideratë propozimet e saj për hapjen e listave. Në seancën e 5 tetorit ku priten të votohen ndryshimet në kodin Zgjedhor, kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të ripropozojë amendamentin për hapjen e listave, jo më pak se 2/3.

“Në Kuvend ne do të ripropozojmë amendamentin e propozuar në emër të 11 deputetëve, për nenin 163 që është thembra e Akilit, që është zbatimi i Kushtetutës në kod, hapja e listave jo më pak se 2/3, që nuk është implementuar te propozimi i PS. Do shohin draftin final në seancë, për të parë dhe çfarë do të bëhet me votën tonë. Shpresojmë që PS këto dy ditë të reflektojë dhe të heqë herësin”, tha Murrizi. Sfida e radhës për mazhorancën është sigurimi i votave nga deputetët e opozitës parlamentare për të votuar në seancë paketën me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

“Unë nuk jam as komandant apo lider supreme i opozitës, as tutor as protektor. Përgjegjësi morale mbaj për votën time, por dhe për grupin parlamentar që unë drejtoj. Për dy grupet e tjera nuk është përgjegjësi e imja. Në komision deputeti Zeneli ka votuar pragun 1%, një kërkesë e jona. Ne kërkuam që kryetari i Partisë të kandidojë në 12 qarqe, për të maksimalizuar numrin e votave për partinë”, tha Murrizi.

Si anëtar i Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së, Myslim Murrizi e quajti një gabim përjashtimin nga PD të Ilir Rusmajlit për të qenë në krye të KQZ-së së re. Teksa njoftoi për tërheqjen e Odeta Berberit si anëtare e rregullatorit, Murrizi akuzoi PS-PD për procesin e realizuar deri më tani.

“Njëra nga të propozuarat e mazhorancës ka dhënë dorëheqjen. I zgjedh pa i pyetur ose ua zgjedhin pa i pyetur. Të zgjidhesh në 18:30 dhe të japësh dorëheqjen në orën 09:30 kjo tregon seriozitetin e dy partive që kanë nënshkruar mbajtjen në pronësi të KQZ-së për interesa të ngushta.  Të pranosh Ilirian Celibashin si kandidaturë për të drejtuar KQZ, apo një deputet të PS dhe të eliminosh zv kryeministrin e PD, kjo tregon atë që unë kam thënë prej kohësh që këta janë një ndërmarrje bashkë, filial i PPSH dhe pjellë e komunizmit”, u shpreh ai. Report TV

Next Post
Ekstradohet nga Italia 53-vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Elbasan/Sherri mbrëmë në një lokal prangos 2 persona, 2 të tjerë shpallen në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In