• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet zyrtarisht edicioni i 15 i “DokuFest”

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hapur zyrtarisht edicioni i 15 i ngjarjes më të madhe kulturore në vend, Festivalit të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër, “DokuFest”.

Kinemaja mbi Lumbardhë ka qenë nikoqir i mysafirëve të ftuar për ceremoninë e cila ka ndezur ekranin e madh. E ka qenë filmi “Monster” i regjisorit kinez Zhao Liang ai që është shfaqur i pari në edicionin e sivjetmë të festivalit.

Para të pranishmëve ka folur drejtoresha e “DokuFest-it”, Nita Deda. Ajo ka thënë se edicioni i 15 është rezultat i punës së palodhshme të stafit, vullnetarëve dhe përkrahësve e partnerëve të tjerë të festivalit në gjithë këto vite.

Ajo ka falënderuar filmbërësit dhe artistët e tjerë që kanë ndarë veprat e tyre me DokuFest-in, e në mënyrë të veçantë ata që janë në Prizren për këtë edicion jubilar.

Me një paraqitje përmes një videoje ka folur edhe këngëtarja me famë botërore, P. J. Harvey.

Ndryshe, në kuadër të këtij edicioni, pritet të shfaqen 238 filma nga 56 vende të botës, që janë përzgjedhur nga mbi 5 mijë aplikime. Ata do të shfaqen në 6 kategori garuese dhe 18 kategori të tjera të veçanta.

Ky edicion, i cili do të mbahet nga data 5 e deri më 13 gusht, do të ketë në përbërje: programin muzikor si dhe panele diskutimi, në të cilat do të trajtohen temat që janë në interes të shoqërisë si dhe rreth industrisë më fitimprurëse në botë, atë të filmit.

Përpos temës së korrupsionit në DOKUFEST, nga dy publicistët Veton Surroi dhe Fatos Lubonja, do të debatohet tranzicioni i popullit shqiptar nga sistemi komunist në atë demokratik.

Një ditë para hapjes së ceremonisë zyrtare, në mbrëmje të së enjtes është hapur ekspozita Dokuphoto, e përbërë nga fotografitë e irlandezit Seamus Murphy.

Njëra ndër veçantitë e këtij festivali që mbahet tradicionalisht në qytetin historik të Prizrenit, është programi i filmave dokumentarë, filmave të metrazhit të shkurtër dhe atij kombëtar.

Në kategorinë e filmave kombëtarë, do të transmetohen dhjetë filma, ndërsa në atë të shkurtër, tridhjetë e dy.

Niveli i sigurisë për mbarëvajtjen e këtij festivali prestigjioz është rritur dukshëm, ndërsa edicioni i sivjetmë pritet të sjellë mijëra vizitorë, drejtorë festivalesh dhe artistë të shumtë, citohet Express. (b.an)

Next Post

Aksident i frikshëm në Londër, treni i këput kokën një djali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In