• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet zyra e ZRPP në Himarë, nis regjistrimi fillestar për pronat e fshatit Dhërmi

by Java News
30/07/2018 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Himarës dhe fshatrave përrreth nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Vlorë apo Sarandë për të marë shërbime që lidhen me pronat e tyre. Që nga dita e sotme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur në Bashkisë së Himarës një degë të saj, me sportele të dedikuara, ku qytetarët mund të aplikojnë për shërbime hipotekore që lidhen me zyrat rajonale të Sarandës dhe Vlorës.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njëkohësisht drejtues politik i PS për qarkun Vlorë kanë kryer një inspektim në degën e re të ZRPP në Himarë.

Të dy ministrat janë njohur nga afër me mënyrën se si do të funksionojnë këto sportele si dhe volumin e punës që ajo pritet të ketë, nisur nga aplikimet e deritanishme të bëra në degët e Vlorës dhe Sarandës.

Bashkia Himarë përbëhet nga 24 Zona Kadastrale nga të cilat 15 i përkasin ZVRPP Vlorë dhe pjesa tjetër, pra 9 zona i përkasin ZVRPP Sarandë.

Në një prononcim për mediat, pas inspektimit, ministrja e Drejtësisë ka thënë: “Hapja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Bashkinë e Himarës është një risi dhe i përgjigjet prioritetit që Qeveria ka për përmirësimin e shërbimeve.

Nëpërmjet kësaj zyre do të mundohemi që t’i ofrojmë shërbime qytetarëve për të gjitha kërkesat e tyre lidhur me aplikimet ne Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që deri dje merrnin rrugën dhe shkonin në Vlorë edhe në Sarandë.

Nëpërmjet kësaj zyre ne vendosim modelin e parë se si do t’ju ofrohet shërbim qytetarëve edhe atje ku ne nuk kemi zyra Rajonale, duke ju dhënë akses të gjithë qytetarëve në të gjitha bashkitë”.

Nga ana e tij Ministri Gjiknuri është shprehur: “Realisht ka qenë një premtim i qeverisë, një premtim i mbajtur.

Nuk është i vetmi pasi qytetarët e Himarës e dinë se shumë shpejt do të hapet edhe zyra e shërbimit të transportit rrugor.

Tashmë është përzgjedhur personeli dhe për pak ditë do të bëhet gati edhe zyra, pra pjesa logjistike dhe ky shërbim do të ofrohet në Bashkinë e Himarës.

Me vendimin e fundit të marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me problematikat e trashëguara të shtëpive të vjetra në Himarë, ky problem do të marrë zgjidhje.

Pra, qytetarët himariotë të cilët për shkak të mangësive të dokumentacionit të trashëguara edhe para viteve 90 nuk kanë pasur dokumentacion, shumë shpejt do të pajisen me certifikatat e shtëpive të tyre”.

Ministrja Gjonaj ka dhënë edhe një tjetër lajm për banorët e fshatit Dhërmi, për të cilët ZRPP ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të këtij fshati.

“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të fshatit Dhërmi, që janë 815 pasuri, pwr të cilat banorwt që nga 15 gushti do të mundet të marrin certifikatat e pronësisë.

ZRPP e ka nisur këtë si një projekt pilot, për ta shtrirë më pas regjistrimin fillestar në të gjitha zonat që i përkasin bashkisë së Himarës.

Kjo zyrë ka një vlerë të shtuar për shkak të këtyre shërbimeve të shtuara që do t’u ofrojw banorëve të zonës, me qëllim qw t’u japim zgjidhje njëherë e mirë të gjitha problematikave të paraqitura deri tani lidhur me titujt e pronësisë”, ka thënë Ministrja e Drejtësisë.

ma.me

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com