• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet tuneli i 7 në rrugën e Arbrit, Balluku: Dibër-Tiranë shkohet për 1 orë

by Java News
03/05/2023 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës-kryministrja Belinda Balluku në një lidhje direkte për Euronews Albania nga Rruga e Arbrit tha se ditën e sotme do të hapet edhe tuneli i 7 i kësaj rruge.

Ajo tha se me hapjen e këtij tuneli rruga nga Dibra për në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta.

“Rruga e Arbrit vazhdon të mbetet në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. ka qenë një projekt kompleks, me gjeologji komplekse të cilat kanë kërkuar fokusin e gjithë grupeve inxhinierike e nga ana tjetër edhe supervizimin tim personal.

Këtu jam në tunelin e 7 i cili do hapet sot për herë të parë. Me hapjen e kësaj pjese të rrugës së Arbrit nga Dibra në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta, pasi do evitohet qafa e Buallit”,- tha Belinda Balluku.

E pyetur se kur do përfundojë rruga e Arbrit, ministrja Balluku tha se me hapjen e  tunelit të 7 projekti quhet i përfunduar, por ende nuk është hapur tuneli i murrizit. Sipas saj në këtë tunel pritet të hapen edhe 300  metra, të cilat mund të marrin edhe disa muaj.

“Rruga e arbrit me këtë pjesë si projekt quhet i përfunduar përveç tunelit. Tuneli i murrizit është një gjeologji problematike e cila nuk është shfaqur gjatë studimit gjatë kur u bë në vitin 2017-2018, sot kompania e cila punon pa marrë shtesë fondesh, rruga e Arbrit kushton aq sa është firmosur kontrata.

Po çështja e tunelit është çështje teknike, ka të bëjë me probleme inxhinierike. unë nuk mund të jap afate, por duhet të them se tuneli i emergjencës, ai që është 3.1 kilometra  është i hapur tej e tej. ndërkohë kemi 300 metra në tunelin e murrizit, të cilat mund të zgjasin edhe disa muaj”,- tha Belinda Balluku.

/s.f

Next Post
Njëri me PS, tjetri me “Bashkë Fitojmë”, dy kushërinj të parë në garë për Libohovën

Njëri me PS, tjetri me “Bashkë Fitojmë”, dy kushërinj të parë në garë për Libohovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In