• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet tregu i “Gabit” në Selitë / Veliaj: Kushte dinjitoze në hapësira të reja!

by A R
15/12/2021 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në zonën e Selitës në Tiranë, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura. Bashkia e Tiranës ka dorëzuar ambientet e reja të tregut me rreth 100 vende për tregtarët e këtyre komuniteteve, që deri dje shisnin në rrugë dhe në mënyrë informale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në këtë treg të ri, nga ku tha se kushtet që ofrohen u sigurojnë familjeve që jetojnë me këtë aktivitet jo vetëm disiplinë e dinjitet, por edhe kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun.

“Për 30 vite, i gjithë kryqëzimi i Selitës ka qenë një pikë shitjesh i rrobave të përdorura – një imazh jo europian për një qytet që pret të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë. Por, kemi marrë vendimin që tregu të transferohet nga rrethrrotullimi i Selitës te Fabrika e Miellit, për të ardhur më brenda në Selitë, në një hapësirë të rehabilituar me ndriçim, asfalt, sinjalistikë, ku 100 tregtarë do të kenë një ambient ku mund të shesin në banak. Ky treg, i cili më herët funksiononte vetëm në ditët me diell, sot do funksionojë 365 ditë të vitit. Ndaj, besoj se edhe për komunitetin rom dhe egjiptian, që merret kryesisht me këtë lloj tregtie, kemi dhënë një zgjidhje dinjitoze,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli shembullin e suksesshëm të tregut të rrobave të përdorura në Shkozë, ku 110 persona që merreshin me mbledhjen e objekteve të riciklueshme, janë shndërruar në tregtarë formalë.

“Askush nuk përzihet nga askund. Ashtu si tek Liqeni, vërtet u larguan, por familjet morën banesa sociale, kurse qyteti fitoi Parkun e Liqenit; ashtu si në Shkozë, u larguan, por qyteti fitoi trotuaret, kurse tregu atje po funksionin për bukuri. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe këtu në Selitë – nuk do të shiten më as ushqime, as rroba në tokë. Për të gjitha këto arsye, do të kërkoj fillimisht të bëjmë transferimin para Krishtlindjeve, në mënyrë që secili të ketë hapësirën e tij dhe mundësinë të punojë me dinjitet, ashtu siç kemi bërë edhe me tregjet ushqimore,” tha ai.

Veliaj tha se kjo zgjidhje disiplinon hapësirën e secilit në një qytet ku të gjithë duhet të bashkëjetojnë pa cenuar njëri-tjetrin.

“E kuptoj histerinë e këtyre portaleve të gjobave që thonë, “pse iku ky nga rruga…”, etj., por për sa kohë që bashkia ka 11 tregje falas, ku çdokush mund të shesë sa të dojë, kur të dojë, si të dojë, por jo në tokë! Për sa kohë jemi bërë mbi 1 milion vetë në Tiranë, do të duhet të bashkëjetojmë. Por, si mund të bashkëjetojmë duke ngrënë, duke pirë, duke u veshur, duke mësuar, duke ecur e duke luajtur në të njëjtin vend?! Jo! Duhet të respektohet hapësira e secilit. Trotuaret janë për të ecur, tregu është për të shitur, shkolla është për të mësuar, sheshi është për të luajtur,” shtoi ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se tashmë është hedhur edhe shorti për vendet në treg, sipas të njëjtës praktikë të ndjekur nga Bashkia për familjet që përfitojnë apartamente në pallatet e dy lagjeve të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë.

“Kemi hedhur një short – pra të 100 tregtarët kanë zgjedhur vetë me short numrin e tezgës që i takon, që askush të mos ketë asnjë ankesë, njësoj siç hedhim me short edhe banesat sociale, edhe banesat e rindërtimit. Besoj se japim një përgjigje ku edhe qyteti modernizohet dhe gjithë ajo hapësirë rehabilitohet, bëhet një bahçe me lule, por sigurisht edhe komuniteti rom respektohet,” deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
11 vite nga liberalizimi i vizave/ Meta: Rruga evropiane, e pangatërrueshme me qorrsokake ballkanike

11 vite nga liberalizimi i vizave/ Meta: Rruga evropiane, e pangatërrueshme me qorrsokake ballkanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In