• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hapet testamenti i këngëtarit Vasilis Karras, zbulohet kush do të trashëgojë pasurinë me shifrat e ‘çmendura’

by Java News
01/06/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i artstit të ndjerë grek, Vasilis Karras, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar lexoi dje testamentin e këngëtarit të njohur.

Testamenti u hap rreth gjashtë muaj pas vdekjes së artistit të madh.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pasuri me vlerë 10 milionë euro, të cilën artisti kishte vendosur që t’ia trashëgonte vajzës së tij dhe bashkëshortes, sipas testamentit.

50% e pasurisë së këngëtarit do të trashëgohet nga gruaja e tij dhe 50% e mbetur nga vajza e tij.

Për sa i përket autorësisë së këngëve të tij për 50 vitet e ardhshme ato do t’i përkasin bashkëshortes së tij Christina.

Çfarë përfshin trashëgimia që Vassilis Karras i la familjes së tij

• Shtëpia private në qendër të Selanikut
• Restorant “Fshati i paqes”
• Fermë në Kokkinohor Kavala
• Vilë buzë detit
• Një apartament luksoz në Athinë
• Depozitat bankare
• E drejta e autorit për këngët e tij, të cilat për 50 vitet e ardhshme i takojnë gruas së tij

Këngëtari popullor laik grek Vasilis Karras, i njohur për zërin e tij të dallueshëm, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 70 vjeç.

Ai ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Ndërballkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Karras (mbiemri Kesoglidis) lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinohori, afër Kavalës, Greqia veriore dhe u shpërngul me familjen në Selanik kur ishte 10 vjeç.

Në vitin 1969, teksa punonte në një servis makinash, dhe nisi një paraqitje mjaft të suksesshme në klubin “Prosfygas” në Selanik.

Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e nisi Karrasin në rrugën e gjatë drejt famës dhe njohjes.

Albumi i tij më i shitur ishte ”M’echis kani aliti” (1997). Gjatë karrierës së tij prej dekadash ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës laiko dhe ka kënduar në klubet e natës në Athinë dhe Selanik./m.j

Next Post
Kuvendi i PD/ Çollaku: Do mbështesim pa rezerva Procesin e Berlinit, kundër çdo formati tjetër që rrezikon parimet e integrimit

Kuvendi i PD/ Çollaku: Do mbështesim pa rezerva Procesin e Berlinit, kundër çdo formati tjetër që rrezikon parimet e integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In